AMA dhe Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, marrëveshje për praktikat studentore

/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive Gentian Sala dhe Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Univeristetin e Tiranës Prof. Dr. Artan Fuga nënshkruan marrëveshjen për zhvillimin e praktikave studentore të studentëve të kësaj dege pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Autoriteti i Mediave Audiovizive do t'ju mundësojë zhvillimin e praktikës mësimore studentëve që janë diplomuar apo janë në proces diplomimi, nëpërmjet këtij programi trajnimi.
Ky program ka për qëllim të sigurojë një këndvështrim praktik si dhe rritje profesionale të studentëve, të cilët, falë formimit akademik dhe më pas njohjen me praktikën do të rrisin shanset për t'u punësuar më shpejt dhe për të qenë më të përgatitur për punën apo për interesat e tyre në punë kërkimore.
Profesor Fuga në fjalën e tij theksoi se tanimë është e dukshme që AMA është e hapur për të gjithë aktorët që janë të interesuar në fushën e mediave audiovizive. Ky reformim i AMA-s preku edhe studentët duke i siguruar atyre një praktikë studentore pranë këtij institucioni.
Sala tha se ishte shumë i kënaqur nga kjo marrëveshje, e cila do të ndihmojë në zgjerimin e hapësirës publike në media. Për këtë arsye është zgjedhur Universiteti i Tiranës për bashkëpunim. Kjo është marrëveshja e dytë që nënshkruhet mes Autoritetit dhe Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit të UT, pas asaj për zhvillimin e konferencës së përbashkët mbi dixhitalizimin.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishin pjesmarrës pegadogët dhe studentët e departamentit të gazetarisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai