AMA dhe KPM takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, fokusi i takimit mbetet garantimi i medias së lirë
Armela Krasniqi dhe Xhevat Latifi gjatë takimit në Departamentin Amerikan të Shtetit
Një delegacion i përbashkët i dy rregullatorëve të medias, së Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) është duke zhvilluar një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përfaqësuesit e dy autoriteteve rregullatore, znj. Armela Krasniqi dhe z. Xhevat Latifi, zhvilluan një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u pritën nga z. Martin McDowell, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Juglindore.
Fokusi i takimeve të dy autoriteteve të medias në DASH ishte garantimi i lirisë së medias dhe konkurrencës së ndershme në transmetimet audio/audiovizive, por edhe duke përmendur përpjekjet që bëhen për të evituar fenomenet e çrregullimit informativ, më shumë në formën e dezinformimit apo propogandës.
Sektori audiovizual u konsiderua si një hapësirë ku mund të bashkëpunohet me institucionet homologe apo subjekte të SHBA-ve për të ndikuar dhe mbështetur projekte të përmirësimit të cilësisë dhe shumëllojshmërisë së përmbajtjeve të transmetuara, si dhe rritjes së standarteve të rregullimit të operatorëve të licensuar në treg.
Nga ana tjetër Mcdoëell falënderoi kryetarët për punën e tyre rregullatorë në Shqi[përi dhe Kosovë si dhe u përcolli përshëndetjet më të mira të z.Grabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar i Zyrës për Çështje Europiane dhe Euroazinë. Z. Escobar i cili për shkak të axhendës së ngjeshur nuk mundi ti takonte.
Ndërkohë takimet në Uashington vijojnë.
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4344
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë
4 Janar, 20:25
-
Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra në Kosovë
21 Dhjetor 2024, 16:04
-
AMA tryezë për median e lirë dhe integrimin europian! Krasniqi: Fokus futja e konceptit të piraterisë në ligj dhe heqja a atij të licencave rajonale e lokale
11 Dhjetor 2024, 18:22
-
DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, Gjergj Luca i bën thirrje kreut të SPAK: Më bëj derman nga shpifjet, baba më ka lënë veç fytyrën
10 Dhjetor 2024, 09:05
-
DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, Ambasada amerikane: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e të vërtetës! SHBA do vijojë të punojë me SPAK
10 Dhjetor 2024, 07:38
-
Sfida 'Supermen' në Tik Tok që po rrezikon jetën e fëmijëve! Në Rumani 20 përfunduan në spital brenda 1 dite! AMA apel prindërve e adoleshentëve
4 Dhjetor 2024, 11:18
-
Memorandum Pune mes Shqipërisë dhe Portugalisë në fushën audiovizive
23 Nëntor 2024, 10:49
-
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, reagon dhe AMA: Mediat të shmangin identifikimet e fëmijëve apo intervistimin e tyre me detyrim dhe pa leje! Po ju vëzhgojmë, ja 6 kriteret
20 Nëntor 2024, 17:05
-
Bashkëpunimi AMA-TikTok, fshihen qindra video me përmbajtje problematike
11 Tetor 2024, 16:48
-
Shqipëri - Poloni bashkëpunim për edukimin mediatik: Propaganda dhe dezinformimi rus përbëjnë kërcënim serioz
11 Shtator 2024, 18:58
-
AMA marrëveshje me ‘Tik-Tok’ për videot abuzuese, bllokohen 36 prej tyre
4 Shtator 2024, 17:37
-
Krasniqi publikon bilancin e AMA për TikTok: Në 5 ditë u bllokuan qindra video pirate dhe me përmbajtje të dëmshme
30 Gusht 2024, 14:41