Opozita nuk do të plotësojë vendet vakante në Autoritetin e Medias Audiovizuale dhe në këshillin drejtues të TVSH-së. Deputeti demokrat, Myqerem Tafaj tha se emërimet e kandidatëve nga ana e mazhorancës kanë qenë të paligjshme dhe se tashmë opozita ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative mbi këtë cështje.
 
Tafaj theksoi se pa vendimin e gjykatës opozita nuk do të lëvizë nga pozicioni i saj mohues.

Opozita e quan të paligjshme dhe në shkelje të marëveshjes së arritur mes anëtarëve të Komisionit të Medias, plotësimin e vendeve vakante të këtyre dy isntitucioneve nga ana mazhorancës.

Më herët në komision u diskutua me drejtuesit e Akademisë së Shkencave mbi raportin vjetor të këtij institute. Anëtarët e Akademisë së Shkencave kërkuan unifikimin e të gjitha isntitucioneve të kërkimit shkencor në një.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)