AMA i heq licencën Radio +2
të ish-deputetit Kokëdhima

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka hequr licencën për “Radio +2”. 

Në njoftimin zyrtar, AMA bën të ditur se në mbledhjen e ditës së premte, 16 shtator, është vendosur “Mosrinovimi i licencës së shoqërisë “Radio +2” sh.a. për subjektin radiofonik privat kombëtar “Radio +2”.

Në thelb të arsyetimit të vendimit të AMA-s, ishte “mosrespektim i kushteve të licencës në ofrimin e shërbimit”. Mësohet se Kokëdhima nuk ka paguar taksat rregullisht, çka ka qenë një nga arsyet e revokimit të licencës së radios. 

Gjithashtu, mungesa e programacionit të duhur dhe mosshtrirja e sinalit në të gjithë vendin, pasi "Radio +2" ka licencë kombëtare, kanë dy arsye të tjera të cilat kanë detyruar AMA-n të marrë këtë vendim. 

Drejtuesit e radios kanë marrë disa herë paralajmërime nga AMA për parregullsitë dhe në fund, kur do të vendosej për miratimin ose revokimin e licencës, nga "Radio +2" nuk ka pasur reflektim dhe në këto kushte AMA ka vendosur t'i heqë licencën. 

“Radio +2” është një kompanitë e para mediatike të ish-deputetit Koço Kokëdhima.

Ajo ka filluar transmetimin në shkurt të vitit 1998.  

vendimi i AMA

(Vendimi i AMA-s për Radio +2)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion