Autoriteti i Mediave Audiovizive ka kallëzuar penalisht shoqërinë "Unison Group Inc." për mashtrim me të drejtat e transmetimit të filmave.
Sipas AMA-s “Unison Group Inc” është konstatuar duke shkelur ligjin për transmetimet e paautorizuara duke pretenduar se është prodhuese dhe zotëron të drejtat e transmetimit për kanalet 7-HD, STAR- HD dhe SOFIA.
Deklarata e AMA
Në përmbushje të angazhimeve për monitorimin e përmbajtjeve audiovizive për respektimin e të drejtave të transmetimit të filmave artistikë dhe kundër piraterisë, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka konstatuar se shoqëria “Unison Group Inc.” është duke shkelur ligjin për transmetime të paautorizuara. Shoqëria po vepron në tregun e mediave audiovizive, duke pretenduar se është prodhuese dhe zotëron të drejtat e transmetimit për kanalet 7-HD, STAR- HD dhe SOFIA, madje ajo ka lidhur edhe marrëveshje me subjekte audiovizive që operojnë në Shqipëri.
Sipas dokumentacionit që përdor për nënshkrimin e marrëveshjeve, shoqëria “Unison Group Inc.” ka deklaruar se është e licencuar pranë autoritetit të mediave të Bullgarisë, ndërkohë që nga ky autoritet konfirmohet e kundërta.
Për këtë arsye, AMA ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal ndaj shoqërisë dhe personave të implikuar në këtë mashtrim, së bashku me dokumentacionin e siguruar deri më tani.
Siç ka njoftuar edhe më parë, AMA do vijojë të ndjekë me shumë vëmendje respektimin e të drejtave për transmetimin e filmave shqiptarë edhe të huaj nga ana e subjekteve televizivë, si dhe do të shqyrtojë të gjitha marrëveshjet, kontratat apo autorizimet që janë depozituar në AMA në lidhje me transmetimin e filmave. Autoriteti nuk do të hezitojë të çojë para organeve të drejtësisë të gjithë ata subjekte që nuk respektojnë ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi.
Tiranë, më 26.05.2017
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA