AMA mbledh televizionet që
duhet të fikin sinjalet e paligjshme

AMA mbledh televizionet që<br />duhet të fikin sinjalet e paligjshme
Sot, Autoriteti për Mediat Audiovizive, AMA thirri në një takim pa praninë e medias disa operatorë televizivë që gjatë dy viteve të fundit kanë përdorur ilegalisht në zonën e Durrësit dhe Tiranës kanale për të transmetuar me sistemin dixhital, pa licencë.

Në mbledhje morën pjesë disa operatorë televizivë, ndërsa mungoi përfaqësuesi i Ora News.

AMA i kërkoi drejtuesve të televizioneve të lirojnë frekuencat dixhitale.  Nga ana  e këtyre të fundit u premtua lirimi i frekuencave, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre e kanë kryer këtë.

Operatorët, të cilëve iu është dërguar në javët e shkuara një urdhër mbyllje të transmetimeve ilegale, janë të detyruar me ligj të lirojnë frekuencat e zaptuara ilegalisht për të lejuar ndezjen e sistemit të ri të TV dixhitale që do të duhet të kompletohet në muajt e ardhshëm.

Operatorët që kanë përdorur ilegalisht këto frekuenca janë: Top Channel, Klan, Digitalb, Tring, News24, ShijakTV dhe Ora News.

Sipas AMA-s deri më sot, pjesa më e madhe e këtyre operatorëve e ka respektuar urdhërin për të ndërprerë transmetimin dixhital abuziv, ndërsa natyrisht vazhdojnë si gjithnjë transmetimet në sistemin analog, përvec Ora News, e cila përkundrazi është ankuar pranë Delegacionit të BE dhe OSBE sepse ndjehet viktimë e një sulmi diskriminues kundër lirisë së shtypit.

Edhe për të sqaruar këtë keqkuptim, në takimin e ditës së sotme, përvec operatorëve që kanë përdorur frekuencat në mënyrë ilegale morën pjesë dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian.

Kalimi nga sistemi analog në sistemin dixhital, që është kryer në të gjithë vendet e Ballkanit dhe të Bashkimit Europian, është një detyrim ndërkombëtar që Shqipëria po e respekton me vonesa të mëdha.

Pa mbylljen e këtyre kanaleve të zënë ilegalisht - shpjegojnë teknikët e AMA-s, nuk është e mundur të vazhdojë procesi i dixhitalizimit që do të nisë pikërisht nga Tirana dhe Durrësi në pak javë dhe që do të vazhdojë në mënyrë progresive në qarqet e tjera të vendit duke nisur nga Fieri dhe Berati.

Shuarja e kanaleve të zëna abuzivisht nga operatorët televizivë do të duhet të bëhet shumë shpejt edhe në zona të tjera të Shqipërisë ku shumë televizione private të Tiranës vazhdojnë të transmetojnë ilegalisht, duke shkelur kufijtë që përcakton licenca.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?