AMA me "shtëpi të re", Sala: Rrisim
kapacitetet monitoruese për mediat

AMA me kapacitetet monitoruese për mediat">
Është inauguruar këtë të mërkurë godina e re AMA-s, Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri.

Promovimi i institucionit u bë me pjesëmarrjen e dhjetëra drejtuesve të mediave shqiptare dhe redaktorëve të tyre, kryetarit të AMA-s, Gentian Sala, dhe shefit të misionit të KE në Shqipëri, Claus Neukirch).

Kryetari i AMA-s, Gentian Sala premtoi se pas krijimit të standardeve të punës, institucioni do të ofrojë profesionalizëm të lartë në rritjen e kapaciteteve monitoruese për radio-televizionet.

"Ama është kujdestare e kësaj hapsire publike, me të cilët trasmetojnë operatorët publikë dhe operatorët privat. Përmes këtyre mekanizmave mbikqyrës, Autoriteti i Medias kujdeset për interesin publik, për programe cilësore, për respektimin e kodit të etikës, kodit të trasmetimit dhe për mbarvajtjs  sw rregullave të lojës. Liria e medias është një gur themeli për një shoqëri demokratike", u shpreh Sala.

Ndërsa analisti Lufti Dervishi përmendi rëndësinë e ngritjes së standardeve në raport me ligjet për mbrojtjen e gazetarëve nga autoriteti i medias audiovizive, ku sipas tij në Shqipëri ka pasur me dhjetëra raste të presionit dhe dhunës që është kryer ndaj tyre. 

"Ndoshta është rasti për të kuptuar që në muajin mars një gazetar u dhunua fizikisht, disa muaj më parë u pushua një kryeredaktor informacioni për shkak të një raportimi kritik. Shqipëria është një vend i lirë, në kuptimin që nuk ka asnjë gazetar në burg, nuk ka gazetarë që janë në ruatje të policisë për shkak të kërcënimeve, por nuk mund të thuash që është një vend i lirë nga pikpamja profesionale", tha analisti Dervishi.

Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukirch pas përshëndetjes u shpreh se liria e mendias është një nga faktorëtë më të rëndësishëm për të hyrë ne BE e KE. 

"Sot është dhe dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit, dhe patjetër që neni 10 i Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut flet për lirinë e shprehjes dhe normalisht për Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, liria e shtypit, liria e medias në përgjithësi janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme në mënyrë që të kërkohet llogari për personat që janë në pushtet dhe gjithashtu liria e shprehejes është shume e rëndësishme për ti siguruar çdokujt mundësinë për të shprehur opinionin e tij", u shpreh shefi i zyrws sw KE nw Tiranw, Claus Neukirch.

“Shtëpia e re” e AMA-s tashmë gjendet pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Në sallonin hyrës janë vendosur dy vepra arti, që mbajnë firmën e piktorit të talentuar Enkelejd Zonja.

Veprat duket qartë se përcjellin me gjuhën e mesazheve metafora universale për lirinë e medias dhe protestën ndaj diktaturave.

[gallery]22086[/gallery]

Redaksia Online
Er.K l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë