TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e radhës dy kandidaturat e mbështetura nga mazhoranca për antarë të autoritetit te mediave audiovizive . Anëtari i ri i këtij institucioni Gledis Gjipali ka marrë 73 vota pro dhe 2 abstenime, ndërsa anëtari tjeter Pirro Misha u zgjodh me 71 vota pro, 2 kundër, 2 abstenime.
Votimi për këto dy emra u bë me procedurë të fshehtë dhe vjen pas një procesi të gjatë skualifikimi një e nga një në Komisionin e Medias. Zgjedhja dy anëtarëve të Autoritetit të Medias Audiovizive i hap rrugë zgjidhjes së ngërçit në këtë institucion por mbetet ende 1 vend vakant pasi opozita ka bojkotuar punimet e komisioneve dhe Kuvendit, e për rrjedhojë nuk ka paraqitur emrin e anëtarit të mbeshtetur prej saj .
Këtë javë që vjen pritet që Komisioni i Medias të nisë punën për zgjedhjen e kryetarit të AMA . Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive duhet të ketë në përbërje 6 anëtarë tre të mbështetur nga mazhoranca dhe tre nga opozita si dhe kryetarin, por aktualisht ky bord ka vetëm 5 anëtarë duke pritur që demokratët të sjellin emrin e mbështëtur prej tyre.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Media vijon procesin e përjashtimit të kandidateve për në AMA