AMA, Peza: Rikthimi i Bushatit
nuk cënon zgjedhjen e kryetarit të ri

AMA, Peza: Rikthimi i Bushatit<br />nuk cënon zgjedhjen e kryetarit të ri
TIRANE - Nënkryetari i Komisionit të Medias Alfred Peza është shprehur se pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthimin në krye të AMA-s të Endira Bushatit, kjo nuk do të ndalojë nismën e qeverisë për të zgjedhur të enjten Kreun e ri të këtij institucioni.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peza thekson se vendimi i gjykatës nuk cënon vendimin e Parlamentit për shpalljen e vendit vakant të kreut të AMA-s. Peza shprehet emrat e 4 kandidaturave tashmë kanë kaluar në Kuvend dhe këtë të enjte do të përzgjidhet edhe kreu i ri i Autoritetit të Mediave Audiovizive.

“Sot Gjykata e Apelit Tiranë ka marrë një vendim për të hequr masën e pezullimit nga detyra për Kryetaren e AMA znj. Endira Bushati, mbi bazën e një kërkesë të organit të Prokurorisë. Vendimi i pezullimit të saj nga detyra, ishte marrë disa javë me parë nga Gjykata e shkallës së parë në Tiranë, për shkak të një çështje ndaj saj nga organi i akuzës. Por ky vendim i sotëm NUK ka lidhje, ndaj edhe nuk e cënon vendimin e disa muajve më parë të Parlamentit për shpalljen e vendit vakant të Kryetarit të AMA. Procesi i zgjedhjes së Kryetarit te ri te AMA është drejt kurorëzimit përfundimtar. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, tashmë ka përzgjedhur 4 kandidaturat zyrtare dhe ia ka përcjellë ato Parlamentit. Mbetet vetëm që seanca plenare e Kuvendit, të votojë për kryetarin/en e ri të AMA që do të zëvendësojë në këtë detyrë znj. Endira Bushati.” Shkruan Peza në faqen e tij zyrtare në Facebook.
 
Ditën e sotme Gjykata e Apelit, pranoi kërkesën e Bushatit për rikthimin e saj në postin e kryetares së AMA-s.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse