AMA s'do të lejojë transmetimin e
filmave pa të drejta,gjoba shkelësve
Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk do të lejojë transmetimin e filmave pa kontratë, ose marrëveshje, ndërsa do të ketë dhe ndëshkime me gjobë nga 1.000.000 deri në 2.000.000 lekë.
TIRANE-Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk do të lejojë transmetimin e filmave pa kontratë, ose marrëveshje, ndërsa do të ketë dhe ndëshkime me gjobë nga 1.000.000 deri në 2.000.000 lekë.
AMA njofton se ka ndjekur dhe ndjek me vëmendje respektimin e të drejtave për transmetimin e filmave, shqiptarë edhe të huaj nga ana e subjekteve televizivë.
Prej muajit tetor 2016 e në vijim AMA ka kryer monitorime sistematike, ka bërë vërejtje dhe tërheqje vëmendjeje, si dhe ka marrë masa administrative duke sanksionuar me gjobë televizionet që kanë transmetuar filma pa kontrata, ose marrëveshje.
Pavarësisht kësaj, AMA pohon se ende konstatohet se ka probleme me mosrespektimin e kuadrit legjislativ dhe transmetime filmash pa kontrata, ose marrëveshje.
Institucioni mbikëqyrës i mediave audiovizive kërkon nga subjektet që të merren masa të menjëhershme, që gjatë aktivitetit audioviziv të mos transmetohet asnjë film, televiziv, kinematografik, shqiptar, apo të huaj, pa nënshkruar më parë një kontratë, ose marrëveshje me mbajtësit realë të të drejtave të tyre.
Hapësira ligjore që e ndalon dhe gjoba Duke e parë si një detyrim ligjor nga të gjithë aktorët që operojnë në tregun audioviziv, Autoriteti sjell në vëmendje se në bazë të ligjit nr. 97/2013 datë 4.3.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të gjitha televizionet duhet të transmetojnë filma vetëm në përputhje me kushtet dhe afatet për të cilat kanë nënshkruar kontrata, ose marrëveshje të shoqëruar me listën konkrete të filmave.
Transmetimi i filmave pa kontratë, ose marrëveshje, përbën kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet me gjobë nga 1.000.000 deri në 2.000.000 lekë. Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë dënohet me uljen deri në 50 për qind të afatit të licencës dhe/ose autorizimit dhe, në rast ripërsëritjeje, shkelja ndëshkohet me heqjen e licencës dhe/ose autorizimit.
Gjithashtu AMA i bën thirrje subjekteve të jenë më të kujdesshëm në lidhje me nënshkrimin e çdo marrëveshje, apo kontrate për të drejtat e filmave, si dhe të sigurohen mirë që subjekti me të cilin nënshkruajnë këto marrëveshje, apo kontrata, i zotëron vërtet të drejtat që kalohen dhe zotërimin e certifikatave të të drejtave, të shoqëruar me titujt e të filmave, të lëshuara nga prodhuesi i tyre.
Redaksia OnlineB.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1961
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37