AMA, seminar për ndryshimet që
sjell ligji i ri i mediave audiovizive

TIRANE - Shtatëmbëdhjetë qershori i vitit 2015, në bazë të ligjit të ri, tashmë të miratuar në Parlament i detyron të gjithë televizionet analoge të kthehen numerike.

Në këtë kuadër, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka organizuar një seminar lidhur me çështjet e ndryshme që prek ligji i ri.

Kryetarja e AMA, Endira Bushati, e ka quajtur mjaft të rëndësishëm këtë hap, pasi sipas saj, ligji i ri për mediat audiovizive u jep zgjidhje të gjitha problemeve kryesore që sigurojnë një sistem të qëndrueshëm të mediave elektronike.

Ky seminare është realizuar në kuadër të projektit “Televizioni dixhital i Evropës juglindore” brenda programit të bashkëpunimit ndërnacional të financuar nga Bashkimi Evropian.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion