Përmes një deklarate zyrtare, Autoriteti i Mediave Audiovizive thotë se ka konstatuar së fundmi dhe emetimin e përmbajtjeve si reklama të fshehura, ku protagonistë janë mjekë apo institucione shëndetësore.
Në këto transmetime evidentohet në thelb fakti se mjeku apo institucioni shëndetësor është “më i miri në ofrimin e shërbimit”, duke ndikuar në sugjestionimin e publikut.
Institucioni e përkufizon transmetimin e këtij publiciteti të fshehur janë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të interesave të publikut.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com