AMA tryezë për median e lirë dhe integrimin europian! Krasniqi: Fokus futja e konceptit të piraterisë në ligj dhe heqja a atij të licencave rajonale e lokale

AMA tryezë për median e lirë dhe integrimin europian! Krasniqi: Fokus futja e konceptit të piraterisë në ligj dhe heqja a atij të licencave rajonale e lokale

Armela Krasniqi, drejtuese e AMA

Puna e bërë deri tani në procesin e integrimit evropianë, ka bërë bashkë Autoritetin e Mediave Audiovizive, (AMA) Lëvizjen Evropiane në Shqipëri dhe Qendrën për Transparence dhe Informim të Lirë, për të diskutuar për prioritetet dhe përafrimet e kuadrit ligjor të Shqipërisë në BE. 

Armela Krasniqi, drejtuesja e AMA-s, vuri theksin tek propozimet e bëra nga institucioni për ndryshimet ligjore sa i përket piraterisë.

“Ndryshimet ligjore të propozuara nga institucioni jonë kanë kryesisht në fokus futjen e konceptit të piraterisë në ligj dhe ndëshkueshmërinë, forcimin e masa shtrënguese ndaj piraterisë televizive, si dhe ruajtjen e transmetuesve dhe investimeve të kryera nga operatorët në treg, heqjen e konceptit të licencave rajonale dhe lokale, duke përdorur një koncept të vetëm për licencën, ofrues shërbimi të mbështetur në një rrjet numerik kombëtar, në përputhje me kërkesën për ofrim parashikimin e ndëshkueshmërisë financiare, për çdo internet servis provajder, përfituesit dhe çdo subjekt që shkel parashikimin e ligjit 97/2013”, tha Krasniqi mes të tjerash.

Në këtë tryezë u diskutua dhe për sfidën që media ka përballë inteligjencës artificiale. Sami Neza, drejtor i qendrës për trasparencë dhe informin, u shpreh:

“Një ndër problemet më të mëdha që paraqiten në lidhje me përdorimin e IA në media audiovizive është se të gjithë gazetarët mund ta përdorin për krijimin e lajmeve, po pastaj ku është profili apo  identiteti apo personaliteti i një krijimi të një lajmi, në raport me një tjetër, pra do kemi uniformitet të prodhimit të lajmit”. 

Tryeza kishte fokus çështje të rëndësishme për zhvillimin e mjedisit mediatik në Shqipëri, nën moton “Përtej kufijve në lirinë e medias” dhe u zhvillua në kuadër të konventës kombëtare për integrim evropian.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile

Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile