AMAN – Unicef: 14 milionë fëmijë të prekur nga dhuna në Siri dhe Irak


AMAN, 12 mars /ATSH-AFP/ - Rreth 14 milionë fëmijë vuajnë nga konflikte që kanë shkatërruar Sirinë dhe një pjesë të Irakut, konfirmoi sot Unicef duke shprehur keqardhje që dhuna dhe vuajtjet po shkatërrojnë të ardhmen e tyre.
"Me konfliktin në Siri që ka hyrë në vitin e pestë, situata e më shumë se 5,6 milionë fëmijëve mbetet e pashpresë", theksoi Unicef në një komunikatë të publikuar me rastin e luftës katër vjeçare në Siri.
Sipas agjencisë të Kombeve të Bashkuara, deri në dy milionë fëmijë sirianë jetojnë në vende ku mbërritja e ndihmave humanitare është e pamundur dhe rreth 2,6 milionë fëmijë nuk janë të shkolluar.
"Rreth dy milionë fëmijë sirianë janë refugjatë në Liban, në Turqi, në Jordani dhe në vende të tjera duke i shtuar dhe 3,6 milionë fëmijë nga komunitetet e varfëra në këto vende pritese", sipas Unicef.
Unicef theksoi gjithashtu se konflikti në Irak ka shkaktuar largimin e 2,8 milionë fëmijëve.
Në Siri, kriza ka filluar më 15 mars 2011 me manifestime paqësore që u shtypën egërsisht nga regjimi duke çuar në një luftë civile që ka shkaktuar më shumë se 210 000 të vdekur, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut./
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues