Amaneti Mid’hat Frashërit vihet në vend, eshtrat në atdhe, historianët: Duhet të ishin sjellë qëkur ra regjimi

Amaneti i Mid’hat Frashërit për t’u prehur në atdhe vihet në vend. 69 vite nga ndarja nga jeta, sot eshtrat e tij mbërritën nga Nju Jorku në Rinas. Për rreth dy orë dashamirës të kësaj figure, historianë edhe politikanë i bën nderime arkmortit “të veshur” me flamurin tonë kombëtar në Akademinë e Shkencave. Historianët që e kanë studiuar figurën e Mid’hat Frashërit flasin për kontributin që ai ka dhënë për kombin shqiptar, duke e konsideruar plotësimin e amanetit të tij, të vonuar.

Është një ditë shumë e rëndësishme për kulturën shqiptare, kthimi i eshtrave. Publicist i jashtëzakonshëm edhe me një krijimtari të pafund. Jetoi një periudhë të vështirë. Shqipëria ishte në hapat e fundit të vendosjen së diktaturës. Vendi i Mid’hat Frashëri është sot në Akademinë e Shkencave, ka pas lidhje me albanolog edhe ka botuar revista shkencore, kalendarin kombiar...  Mid’hat Frashëri vjen pas veprës së tij... Një intelektual, shumë i rregullt. Nuk ishte njeriu i pistoletave. Mid’hat Frashëri nuk e dominonte Ballin Kombëtar.

Luan Malltezi

Ndërsa, historiania Ana Lalaj konsideron periudhën më tragjike për Mid’hat Frashërin momentin, që ai vendos që të largohet nga Shqipëria

Mid’hat Frashëri  është një figurë e ndritur. Ne jemi këtu për të parë këtë anë. Ai është një figurë shumëdimensionale. Kjo është një ditë e shënuar, ky veprim duhet që të ishte bërë shumë vite më parë, që në momentin që ndryshoi regjimi. Në Shqipëri për mua Mid’hat Frashëri ishte një njeri që kishte një projekt të madh në kokë, fati ja solli dhe rasti që të merrej me një projekt të bërjes së Shqipërisë që para 1912-ës... Patrioti i përjetshëm u largua nga Shqipëria që e donte aq shumë në mënyrë tragjike. Në Shkodër, ai ishte i traumatizuar shpirtërisht, traumatizuar mendërisht. Çfarë përbën sot ky akt? Ky është një moment human, është një gjest njerëzorë. Eshtrat e tij do të qetësohen në atdhe. U bë një gjest shumë i mirë. ka rëndësi politike se gjërat ndryshojnë. Shoqëria jonë nuk mund të rrij gjithnjë në llogore.  

Ana Lalaj

Mid’hat Frashërit, i cili ka mbajtur emrin e penës, Lumo Skëndo, është ndarë nga jeta 69 vite më parë në Nju Jork, asokohe ishte duke punuar që të organizonte Komitetin e Lirë Shqiptarë në Amerikë. Ka qenë një nga firmëtarët e Pavarësisë në vitin 1912, ka qenë themelues dhe kryetar i organizatës Balli Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka qenë dhe kryetar i Komisionit të Alfabetit në vitin 1908. Deri më tani janë botuar tre vëllime të veprës së tij, ndërsa pritet që të botohen edhe 14 vëllime të tjera. Eshtrat e Mid’hat Frashërit nga sot do të qetësohen tek varrezat monumentale të vëllezërve Frashëri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 15/11/2018 09:27

    Eshte vendim e veprim i arsyeshem dhe i duhur.Kete historianet duhet ta argumentojne me faktime,ishte bir i Abdylit,Ishte pejsemarres i Kongresit te Manastirit,Ishte shkrimtar,shkenctar e poliglot ishte erudit.Hostorianet tane duhet ta thone te verteten objketive,ishte krah i fahsizmit,ishte peron qe kishte edhe kete gabim.Por sic tha Rama, nuk beri krime,ishte humanist e kombetar.E ka vendin ne Token "ku balta, eshte me e embel se mjalta",

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë