ELBASAN - Ambasadori i
OSBE-së dhe ambasadori i Sllovakisë kanë vizituar Bashkinë dhe qendrat sociale në Elbasan. Gjatë vizitës janë inspektuar qendrat sociale ndërsa është folur për binjakëzime dhe mundësinë e projekteve për problemet sociale të qytetit.
Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig dhe ambasadori Sllovak, Milan Ciganik zhvillojnë një takim me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit për të parë mundësitë e bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimit në qendrat sociale të qytetit.
Kreu i Bashkisë së Elbasanit, ka njohur ambasadorët edhe me reformën territoriale dhe decentralizmin e kompetencave të pushtetit vendor.
“Më interesantja është kujdesi që tregojnë ambasadorët për problemet sociale të qytetit dhe vizitën që do të bëjnë në Elbasan për t’u njohur nga afër me punën e bashkisë për çështjet sociale, por edhe me hallet e problemet e këtij qyteti.”-tha Qazim Sejdini.
Gjatë vizitës ambasadorët u njohën me problemet sociale të Elbasanit për të parë mundësinë e bashkëpunimit dhe të projekteve të përbashkëta.
“Sot kemi ardhur për të shikuar 3 qendrat sociale që merren me problemet sociale të qytetit. Po shikojmë se si është gjendja pasta do vendosim më tutje bashkëpunimin”-tha ambasadori i OSBE-së, Florian Rauning.
“Ndoshta do të jetë një fillim i bashkëpunimeve bilaterele midis qyteteve të Sllovakisë dhe Elbasanit apo dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, por edhe duke qenë një shtet pjesëmarrës i OSBE-së për të parë punën e saj në Shqipëri”-tha ambasadori i Sllovakisë, Milan Ciganik.
Të shoqëruar nga kreu i Bashkisë, dy ambasadorët kanë vizituar edhe qendrën sociale të komunitetit Rom në Elbasan.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.6%
-
Jo
46.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6928
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15