Ambasada amerikane i kërkon ministrit të Brendshëm të hetohen ndërhyrjet në sistemin TIMS: Jemi të shqetësuar! Gati t'ju ndihmojmë

Ambasada amerikane i kërkon ministrit të Brendshëm të hetohen ndërhyrjet në sistemin TIMS:  Jemi të shqetësuar! Gati t'ju ndihmojmë

Taulant Balla dhe Martin McDowell

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara lidhur me ndërhyrjet e raportuara në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit dhe nxit një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm.

Kjo është kërkesa që i ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë H. Martin McDowell bëri në takimin me ministrin e Brendshëm Taulant Balla mbajtur sot (17 gusht 2023) .

Gjithashtu i ngarkuari me Punë McDowell ka vënë në dukje rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

‘I ngarkuari me Punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit.  Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDwëell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.’- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ajo që është e çuditshme është se në njoftimin e shpërndarë nga zyra e ministrisë së Brendshme, nuk përmendej fare shqetësimi i SHBA-së dhe se çfarë iu kërkua ministrit të Brendshëm, po Balla tha se çdo gjetje, ankesë, informacion për thyerje të ligjit, normave etike dhe rregulloreve të brendshme do të hetohet plotësisht, duke vendosur theksin tek siguria e të dhënave dhe sistemeve sensitive.

‘Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA është i një rëndësie strategjike për ne. Me të Ngarkuarin me Punë të SHBA H. Martin McDoëell diskutuam mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë.

Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili sapo ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Çdo gjetje, ankesë, informacion për thyerje të ligjit, normave etike dhe rregulloreve të brendshme do të hetohet plotësisht, duke vendosur theksin tek siguria e të dhënave dhe sistemeve sensitive. Kërkesa jonë për çdo formë të mundshme mbështetjeje nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë për Ministrinë dhe Policinë e Shtetit po gjen mbështetje pozitive në këtë drejtim.’- shkruan Balla.

Postimi i ambasadës amerikane

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maxi: 17/08/2023 18:14

    Ne shtepine e te varurit nuk mund te flitet per litarin or amerikon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Mirditë/ E rëndë në Spaç, 51-vjeçarit i bie transmisioni i eskavatorit që po rregullonte! Ndërron jetë në vend

Mirditë/ E rëndë në Spaç, 51-vjeçarit i bie transmisioni i eskavatorit që po rregullonte! Ndërron jetë në vend