Ambasada Amerikane jep mesazhin e rëndësishëm: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës

Ambasada Amerikane jep mesazhin e rëndësishëm: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës

Ambasada Amerikane ditën e sotme ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë përkujtuar 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit duke sjellë në vëmendje një parim kryesor.

Parimi i sotëm ka qenë që " përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës".

"Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre. 10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës", shkruan Ambasada Amerikane.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën