Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Mentor Çuku, është diplomuar në Akademinë e Udhëheqjes së Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), në kuadër të një programi të mbështetur nga ICITAP i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së dhe INL i Departamentit të Shtetit.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila përmes një njoftimi në rrjetet e saj sociale bëri të ditur se trajnimi u zhvillua në Qendrat Federale të Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (FLETC) në Glynco, Georgia.
Sipas ambasadës, Çuku iu bashkua zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, federalë, shtetërorë dhe lokalë të zbatimit të ligjit, ndërsa pjesëmarrësit fituan njohuri më të thelluara mbi praktikat më të mira për drejtimin e një qendre rezidenciale trajnimi sipas standardeve më të larta të zbatimit të ligjit.
Ambasada amerikane thekson se ky program forcon bashkëpunimin mes autoriteteve të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër organizatave kriminale ndërkombëtare dhe karteleve të drogës.
"Urime Mentor Çukut për diplomimin nga Akademia e Udhëheqjes së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS)! Falë mbështetjes së programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara dhe INL-së të Departamentit të Shtetit, Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Mentor Çuku, u diplomua nga Akademia e Udhëheqjes DHS-së pranë Qendrave Federale të Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (FLETC) në Glynco, Gerorgia – duke iu bashkuar zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, federalë, shtetërorë dhe lokalë të zbatimit të ligjit. Pjesëmarrësit fituan njohuri më të thella mbi praktikat më të mira për drejtimin e një qendre rezidenciale trajnimi e standardeve më të larta për zbatimin e ligjit, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare dhe karteleve të drogës" shkruhet në postimin e Ambasadës amerikane
Komente









