Nuk ka munguar urimi i Ambasadës Amerkine në Tiranë për fitoren e kampionëve shqiptarë në Lojrat Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën ditën e djeshmë në qytetin turk, Stamboll.
Dy atletët janë shpallur kampionë në Lojrat Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura. Luiza Gega është shpallur kampione në garën e 3 mijë metrave duke marrë medaljen e artë.
Ndërkohë që përveç, Luiza Gegës është shpallur kampion edhe Izmir Smajlaj në kërcim së gjati. Izmir Smajlaj ka kërcyer më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e artë me rezultatin 7.80 m

“Urime atletëve shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë ballkani gjatë Lojrave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën dje në Stamboll të Turqisë. Gega fitoi në garën e 3000 metërshit ndërsa Smajlaj në kërcim së larti”, shkruan Ambasada Amerikane në profilin e saj të Facebook.

shba
(Statusi Ambasadës Amerikane në Facebook)

e.gj/Shqiptarja.com