Ambasada britanike në Tiranë hap dyert për ngushëllim për humbjen e monarkes Elizabeth II, Begaj lë mesazhin: Kujtimi i saj i paharruar

Ambasada britanike në Tiranë ka hapur dyert për ngushëllim për humbjen e monarkes Elizabeth II. Mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë së Madhe u shua mbrëmjen e së enjtes të 8 shtatorit.

Londra dhe gjithë Mbretëria e Bashkuar, u zgjua sot për herë të parë pas 70 vitesh me një mbret në fron. Me rastin e hapjes së dyerve të Ambasadës me qëllim lënien e një mesazhi në Librin e Ngushëllimeve kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj u prit nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj tha se “ishte thellësisht trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të monarkes më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, Mbretëreshës Elizabeth II”.

“Ju dërgoj ju, Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit tuaj ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe të Mbretëreshës suaj të dashur. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit. Kujtimi i saj do të jetë i paharruar!”, theksohet në mesazhin e Presidentit Begaj.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar shënoi dje një ditë të zezë me humbjen e një shkëmbi siç Mbretëreshë Elizabeth II, shquhej. Sovrania qëndroi e fortë, në fronin e Britanisë së Madhe për plot 70 vite dhe kaloi periudha të rëndësishme historike si Lufta e Ftohtë, vdekja e liderit të Bashkimit Sovjetik Stalini.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
Homazhet për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeth, ambasadori britanik në Tiranë: Ishte shëmbëlltyra e shërbimit publik

 

Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith ka mbajtur një deklaratë gjatë homazheve të bëra për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II. Në fjalën e tij, ambasadori është shprehur se janë të dërrmuar nga vdekja e mbretëreshë, ndërsa tha se ajo ishte shëmbëlltyra e shërbimit publik.

“Të gjithë jemi të dërrmuar nga vdekja e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës. Ajo është monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ishte shëmbëlltyra e shërbimit publik, tërësisht e përkushtuar ndaj vendit dhe popullit të saj. Edhe këtë javë, në ditët e fundit të jetës, ajo qëndroi e përkushtuar në kryerjen e detyrës, duke pritur kryeministrin e saj të pesëmbëdhjetë.

Ajo ishte Matriarkja dhe fryma e Britanisë së Madhe dhe popullit britanik. Përkushtimi i saj ndaj detyrës ka qenë frymëzim për mua dhe për të gjithë nëpunësit publikë ndër vite. Dhe unë besoj se Mbretëresha do të vazhdojë të frymëzojë shumë breza të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.

Siç tha edhe Madhëria e Tij Mbreti Charles III:

“Sot mbajmë zi për vdekjen e Sovranes sonë të çmuar dhe nënës sonë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndjehet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Komonuellthin si dhe nga shumë njerëz në të gjithë botën”.

Në Shqipëri dhe në këtë rajon, Madhëria e saj Mbretëresha do të kujtohet për Urdhrin e Meritës që i dorëzoi Nënë Terezës, në Nëntor të vitit 1983, si njohje për shërbimin e saj të jashtëzakonshëm për njerëzimin.

Gjatë këtyre ditëve të vështira që na presim, do të bashkohemi mes nesh në Mbretërinë e Bashkuar, Komonuellthin dhe botën për të kujtuar trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme.

Kurora i ka kaluar Mbretit Çarls i III-të. Ndërsa mbajmë zi bashkë me të për largimin e Madhërisë së saj, ne i japim atij dhe familjes së tij ngushëllimet si dhe urimet për të ardhmen”, tha ambasadori.

Ora 16:32
FOTOT/Homazhet në ambasadën britanike në Tiranë për humbjen e monarkes Elizabeth II, i pranishëm edhe Princ Leka Zogu

 

Flamuri i Mbretërisë së Bashkuar në Ambasadën britanike në Tiranë është ulur në gjysmështizë në shenjë respekti pas ndarjes nga jeta të Madhërisë së Saj Mbretëreshës. Në homazhe mori pjesë edhe Princ Leka Zogu.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 09/09/2022 16:07

    Shkove dhe shkrove dhe ti o pello homazhet e tua. Ke bërë homazh si në klas të parë. Të marrtë lumi o lummadh!

    Përgjigju
  • Bilo pilafi: 09/09/2022 14:43

    Per cfare kujtimi e ke fjalen e kapterr

    Përgjigju
  • Ben: 09/09/2022 14:31

    Mbasdite do ju vije Sala per ngushellim,besoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka