/ATSH-AFP/ - Policia sllovake njoftoi sot se ambasada e Republikës Çeke në Bratislava morri dje në mëngjes një zarf të dyshimtë që përmbante një substancë toksike.
Sipas medias sllovake, zarfi ishte dërguar nga Suedia.

Ambasadorja e Republikës Çeke në Sllovaki, Livia Klausova, është bashkshortja e ish-presidentit euroskeptik, Vaclav Klaus.

Në nëntor, dy anëtarë të qeverisë çeke të qendrës së majtë kishin marrë gjithashtu një zarf që mbante helm, ministri i Punëve të Brendshme, Milan Chovanec, dhe ministri i Financave, Andrej Babis.

Agjencia çeke CTK kishte cituar Babis-in që tregonte se zarfi vinte nga Sllovenia ndërkohë që lettra e Chovanec-it vinte nga Evropa Veriore.
Për më tepër, në shtator, presidenti, qeveria dhe ministri i Punëve të Jashtme çek morrën në adresën e tyre zarfe që përmbante pudër të bardhë por të padëmshme.