Ambasada&DEA/SHBA përgëzon
policinë: Sasi rekord kokaine

Ambasada&DEA/SHBA përgëzon<br />policinë: Sasi rekord kokaine<br /><br>
Ambasadori ameriklan Donald Lu ka përgëzuar sot shtetin shqiptar për kapjen e një sasie të madhe kokaine në Portin e Durrësit.

Ambasada amerikane ka përcjellë edhe përgezimin e Departamentit të DEA-s amerikane, duke theksuar kështu rëndësinë e ngarkesës me kokainë që vinte nga Kolumbia.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara(DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh.

Është një tregues pozitiviv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës” – shkruhet në njoftim.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në burg ish-drejtorin e ARRSH Evis Berberin

I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në burg ish-drejtorin e ARRSH Evis Berberin