TIRANË- Zëdhënësi i Punëve të Jashtme në komisionin Europian, Peter Stano ka mohuar akuzat e publikuara në disa media mbi ambasadën e Bashkimit Europian dhe kryediplomatin Luigi Soreca se dezinformojnë në BE. Me anë të një reagimi të shkurër, Stano i cilëson këto akuza si të pabazuara, teksa vlerëson punën e bërë nga Soreca.

"Akuzat në disa media që hedhin dyshime mbi punën tonë janë të pabaza. Mbështesim plotësisht punën shkëqlyer të delegacionit të BE në Shqipëri, përfshirë në reformën zgjedhore, të udhëhequr nga ambasadori Luigi Soreca dhe ekipi i tij për të sjellë Shqipërinë më afër BE-së", shkruan Stano.

Postimi i plotë i Stanos në Anglisht

Një shkrim i bërë nga New Europe, publikuar më pas në disa media shqiptare akuzohet Delegacioni i Brukselit në Shqipëri se nuk ka pasqyruar situatën reale në të cilën ndodhet vendi sa i përket kultivimit të drogës. Sipas tyre një gjë e tillë nga ndodhur edhe me Romana Vlahutin, dhe është vijuar edhe me Luigi Sorecën.

"Delegacioni i Brukselit në Shqipëri ka një rekord negativ për shkak të keqinformimit të Brukselit për situatën reale në Shqipëri. Marrëdhënia e veçantë e zhvilluar mes shefit të mëparshëm, Romana Vlahutin, dhe Edi Ramës rezultuan që BE-ja të mos informohej siç duhej për situatën reale në terren në lidhje me prodhimin masiv dhe tregtinë e drogës në Shqipëri, një fakt që e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës", thuhet mës të tjerave në shkrim, i cili u përgënjeshtrua nga Stano.