Ambasada Amerikane, përmes Programit të saj të Kontrollit të Eksportit & Sigurisë Kufitare (EXBS), dhuroi sot dy automjete për njësinë anti-kontrabandë të Administratës Doganore.
Ceremonia u ndoq nga Zëvendës Shefi i Misionit, Henry V. Jardine, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Zamir Shtylla dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Doganës.
Zëvendës Shefi i Misionit, Jardine, theksoi se, këto automjete do të forcojnë kapacitetet e kontrollit kufitar në mënyra të ndryshme të rëndësishme.
Ndërsa Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Shtylla, shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj qeverisë së SHBA dhe Programit EXBS për mbështetjen e vlefshme dhe të vazhdueshme në trajnim dhe pajisje./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com