TIRANË- Ambasada Amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i përket aplikantëve për vizë jo-emigruese. Të gjitha intervistat e planifikuara për këtë periudhë koronavirusi janë anuluar deri në datën 3 prill. Do të kryhen vetëm takimet urgjente, ndërsa sa i përket vizave imigruese për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. Gjithashtu, si një masë mbrojtëse, për të shmangur grumbullimet e mëdha të njerëzve, janë anuluar edhe të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike.
"Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020. Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese. Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020", njofton Ambasada Amerikane.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për gjithë ata qytetarë që kanë aplikuar për viza.
Në njoftim thuhet se për shkak të kufizimeve në qarkullimin rrugor, ditën e premte datë 13, sektori i vizave do të jetë i mbyllur.
“Duke filluar nga e hëna, më 16.03.2020, në rast se nuk do të ketë ndryshime, ne do të jemi përsëri në shërbimin tuaj.
Nisur nga rreziku i lartë i infektimit të virusit COVID-19, ambasada ka sjellë qartësisht në vëmendje të aplikuesve, që përpara zyrës së vizave të mbahet një distancë prej të paktën 2 metrash nga njëri-tjetri”, thotë ambasada në njotim.
Më tej shton se aplikuesit, që shfaqin simptoma të virusit temperaturë e lartë, kollë apo që në 14 ditët e fundit kanë udhëtuar në Itali apo Greqi apo në një nga zonat me risk të lartë, janë të lutur të mos paraqiten në datën e aplikimi të tyre dhe të njoftojnë për këtë ambasadën përmes email-it [email protected] në mënyrë që takimi të mund të shtyhet.
-
Vera ka te Drejte ... Se midis shume te mireve qe vijne ketej,,ka dhe mbeturina qe vijne me shapka,,dhe duhan te kthehen me Fehrrari..
Përgjigju -
MOS shkoni ne gjermani ,,,atje jane me mijera te infektuar me korona-virus,,,,shkon per te vene vetulla e nxjerr syte...
Përgjigju










Komente
Komento