Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës festoi festën e pavarësisë. Edhe këtë vit festimet për 4 korrikun u zhvilluan në avancë në një pritje ku u mblodhën bashkë drejtuesit politikë.

Edhe pse kishte pranë të gjithë njerëzit kyç të reformës në drejtësi, Ambasadori Amerikan Donald Lu ka zgjedhur që gjatë pritjes për festën e pavarësisë së SHBA të mos flasë asnjë fjalë për drejtësinë.

Larg kostumit formal me një veshje më kasual, ai priti në pallatin e brigadave politikanët, krerët e klerit, diplomatikë, biznesmenë, njerëz të medias në festën për 4 korrikun që edhe këtë vit ambasada vendosi ta bëjë në avancë.

Në fjalën e shkurtër Donald Lu u fokusua tek përpjekjet prej amerikani të babit të tij, ish emigrant nga Kina.

"Disa nga ju e dinë se këtë vit humba babanë tim. Ai nuk ishte i lindur amerikan por ai zgjodhi të bëhej amerikan për të ndërtuar  një jetë më të mirë komunitetin e tij. Imë atë pati një karrierë të gjatë si inxhinier, ai nuk qe kurrë i pasur por u afrohej fëmijëve  të tij mundësi që vetë nuk i kishte pasur kurrë, ai pati një jetë me aventura  dhe gjithmonë krenar që ishte amerikan", shprehet Lu. 

Mesa duket ndarja mbetet e fort në politikën shqiptare. Deputetët dhe drejtuesit politik qëndruan pothuajse gjatë gjithë mbrëmjes të ndarë sipas grupimeve partiake.


donald lu
festa e pavarsise
festa e pavarsise

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)