Ben Rockwell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, u takua me Kryetarin në Detyrë të Gjykatës së Lartë, Gjyqtarin Sokol Sadushi për të biseduar mbi mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri, përfshirë dhe detyrën e themelore të pakësimit të çështjeve të prapambetura të Gjykatës së Lartë dhe parandalimin e përsëritjes së tyre.
Takimi është njoftuar nga ambasada e SHBA në Shqipëri, e cila bën me dije se mbështet Gjykatën e Lartë për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë një ndikim serioz në jetët e qytetarëve shqiptarë në pritje të drejtësisë.
"Nëpërmjet partnerit të saj zbatues, East West Management Institute, Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Gjykatës së Lartë për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë një ndikim serioz në jetët e qytetarëve shqiptarë në pritje të drejtësisë. Projekti “Zvogëlimi i Prapambetjes dhe Procese Efikase Gjyqësore në Gjykatën e Lartë” ka ndihmuar Gjykatën në zhvillimin dhe zbatimin e masave për shqyrtimin më efikas të çështjeve. Rockëell dhe Sadushi biseduan gjithashtu edhe çështje si hapësira e kufizuar në punë, mungesa e stafit ndihmës në gjykata, dhe mungesa e hapësirës për të ruajtur çështjet në pritje të gjykimit. Rockëell ra dakord se ka nevojë urgjente që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Gjykata e Lartë të punojnë me qeverinë për të trajtuar këtë problem", thuhet ndër të tjera në postimin e ambasadës.