Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu(Foto Arkivë)
-Dënohet fuqimisht vendosja e eksplozivëve ndaj familjes së ministrit Tahiri-
TIRANË, 10 Shkurt/ATSH/- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një deklarate zyrtare ka dënuar rëndë aktin e vendosjes së eksplozivëve si kërcënim ndaj familjes së Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Në deklaratën e shpërndarë nga zyra e shtypit e përfaqësisë së Uashingtonit në Tiranë theksohet se : "Ambasada e SHBA dënon me forcë përdorimin e eksplozivëve në sulme të veçuara sot në Tiranë. Përdorimi i dhunës si mjet kanosjeje dhe trysnie është një akt burracak që minon demokracinë dhe nuk ka vend në Shqipërinë e sotme. Ambasada e SHBA është krenare të vazhdojë mbështetjen e saj afatgjatë për Ministrinë e Brendshme, Policinë dhe të tjera shërbime të sigurisë të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve dhe korrupsionit".
/y.pa/









