Ambasada e SHBA në Kosovë:Të
respektohet vendimi i Kushtetueses

Ambasada e SHBA në Kosovë:Të<br />respektohet vendimi i Kushtetueses
Pas reagimit të Bashkimit Europian për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për krijimin asosacionit të komunave me shumicë serbe, tani ka ardhur edhe reagimi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila i’u ka bërë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

 
Vëmë në pah se Gjykata në mënyrë të qartë thotë se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të themelohet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe jep udhëzime për tu siguruar që themelimi i saj bëhet sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Kosovë.

Përveç thirrjeve të ndërkombëtarëve,  Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është tërësisht në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe e këtij mendimi është shprehur dhe ka vendosur edhe Gjykata Kushtetuese në përgjigjen e saj ndaj kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga, për të vlerësuar Marrëveshjen e 25 gushtit për ASK-në.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni i Komunave me shumice serbe do të themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Kosovës.

Për këtë çështje edhe Kryeministri Isa Mustafa iu kërkoi partive opozitare që të pranojnë këtë vendim.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin