Ambasada e SHBA në Beograd: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Ambasada e SHBA në Beograd: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Presidenti i SHBA  Joe Biden, më anë të një letre urimi, i kërkoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç njohjen e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës. Kërkesë që nxiti reagime të shumta në vend dhe rajon. por kërkesa e Biden është theksuar edhe nga Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Beograd, James Hagengruber.

“Ish Presidenti Trump gjithashtu e ka bërë këtë politikë shumë të qartë. Në vitin 2019, ai i shkruan Presidentit Aleksandar Vuçiç për ‘mbështetjen e palëkundur’ të Shteteve të Bashkuara në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe veçanërisht angazhimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Hagengruber për Tanjug.

“Një marrëveshje e tillë historike, me njohje të ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën drejt qëllimeve të integrimit evropian dhe rritjes ekonomike të Serbisë”, tha zëdhënës i Ambasadës amerikane në Serbi.

Hagengruber shton se Shtetet e Bashkuara duan që Serbia të ketë sukses në aspiratat e saj drejt BE-së dhe se një kthim mbrapa në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me ndihmën e BE-së, është thelbësor për një sukses të tillë.

Ai kujton fjalët e presidentit Biden se “një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çojë në njohjen reciproke, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është me rëndësi thelbësore për përparimin e Kosovës dhe Serbisë”.

Zëdhënësi i ambasadës shtoi se kjo do të përmirësonte sigurinë dhe prosperitetin e të dy vendeve, do të shtonte aspiratat e tyre për anëtarësim në BE dhe institucione të tjera dhe do të mbështeste qëllimin e  të gjithë Evropës për të jetuar në paqe dhe liri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale