Ambasada e SHBA-së në Kiev ka ripublikuar një lajm nga Ministria e Jashtme e Ukrainës sipas të cilit forcat e armatosura ruse kanë çuar ilegalisht 2389 fëmijë ukrainas në Rusi nga provincat Donetsk dhe Luhansk.

“Nuk është asistencë, është rrëmbim”, shkruajnë autoritetet amerikane.

Provincat Donetsk dhe Luhansk, në Donbass, janë selitë e dy republikave separatiste pro-ruse, të cilat nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar