Ambasada e SHBA përshëndet
punën për reformën zgjedhore

SHBA ka përshëndetur hapat e para që po hedhë politika shqiptare për reformat e rekomanduara nga BE dhe OSBE, sidomos me marrëveshjen e fundit të arritur për reformat në Kuvend.

“Ambasada e SHBA mirëpret hapat fillestare të Kuvendit drejt trajtimit të reformave kritike të rekomanduara nga BE dhe OSBE, veçanërisht ngritjen e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore si dhe miratimin e dy ligjeve që kërkonin një shumicë të cilësuar,” shkruhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë. “Nxisim të gjithë udhëheqësit politikë që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ruajtur këtë hov pozitiv”.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite

Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite