Ambasada e SHBA-së: Mundësohet trajnimi i 15 oficerëve të Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare


TIRANË, 9 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka mundësuar për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë Kufitare (EXBS),  kursin e avancuar për Manovrimin e Mjeteve të Lundrimit, ku janë trajnuar 15 oficer të Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare Shqiptare.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë në faqen e saj në Facebook pasditen e së hënës bën të ditur se "Programi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) së fundmi mundësoi kursin e Avancuar për Manovrimin e Mjeteve të Lundrimit, i cili u ofrua nga instruktorë të Rojes Bregdetare Amerikane në ambientet e Delta Force në Vlorë. 15 oficerë të Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare Shqiptare u trajnuan në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e programeve të mirëmbajtjes së mjeteve të lundrimit. Ata gjithashtu mësuan se si të pregatisin një mjet lundrues për tërheqje, të inspektojnë pajisjet e tërheqjes, dhe të identifikojnë dhe demonstrojnë modele kërkimi të përdorura në kushte të ndryshme gjeorgrafike dhe atmosferike".
./f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social