TIRANE- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka revokuar vizat për 23 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë.
Pak ditë nga vendimi i ambasadës amerikane për pezullimin e vizave të funksionarëve të drejtësisë Report Tv e Shqiptarja.com mësojnë se janë 23 zyrtarë të cilët janë prekur nga ky vendim dhe nuk lejohen të shkelin në territorin amerikan deri në një vendim të dytë.
Këtë të enjte i pari zyrtarë që pranoi se ambasada i ka revokuar vizën ishte Kryeprokurori Adriatik Llalla ndërsa po ashtu u sqarua se viza i është refuzuar dhe shefes së sektorit të dekriminalizimit, prokurores Rovena Gashi.
Por kjo listë ka prekur të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, si dhe drejtuesit e prokurorive në rrethe.
Kjo listë me 23 zyrtarë nuk është bërë publike nga ambasada ndërsa sipas burimeve për Report Tv e shqiptarja.com thanë se ajo prek dhe një pjesë të mirë të familjarëve të tyre pasi gjatë pajisjes me vizë zyrtarët kanë aplikuar në cift si bashkëshort.
Reagimi i ambasadës së SHBA
Ka qenë ambasada e SHBA-së që ka njoftuar për mediat se janë 23 gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve iu është revokuar viza në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mediat raportuan fillimisht për 70 gjyqtarë dhe prokurorë të cilët nuk lejohen të udhëtojnë në drejtim të SHBA.
"Ambasada e SHBA ka njoftuar një javë më parë se ka revokuar vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë.
Ndërsa raportimet në media se janë 70 gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve u është refuzuar viza, janë të pavërteta.
SHBA ka revokuar vizat për 23 gjyqtarë dhe prokurorë. 48 gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të kenë viza të vlefshme për në SHBA.
Emrat nuk bëhen të ditura për arsye konfidenciale", thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com