TIRANË - Ambasada e SHBA ka vlerësuar disa punonjës të rendit për sukseset e tyre në fushën e ruajtjes së kufirit dhe veçanërisht, kundër trafikut të drogës. Përfaqësues të saj kanë ndarë disa çertifikata për të në ambientet e policisë kufitare të Portit të Durrësit, ku ishin të pranishëm Zv/Ambasadori Amerikan Henry V.Jardinsi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci.
Zv/Ambasadori i SHBA-së, Henry V.Jardin tha: “Shtetet e Bashkuara janë krenarë për rolin si mbështetës të policisë kufitare nëpërmjet programit të Kontrollit dhe Sigurimit të Kufijve. Që nga krijimi i tij në vitin 2003, programi ka mbështetur policinë kufitare dhe migracionit më 1 milion dollar në formën e trajnimeve, pajisjeve e mbështetjen për shtimin e kapaciteteve për policinë kufitare dhe migracionit. Ambasada e SHBA-së do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht policinë kufitare dhe migracionit drejt përmirësimit të standardeve ndërkombëtare të menaxhimit të kufijve.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com