Me financimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë,është bërë e mundur restaurimi i disa prej ambienteve shkollore dhe atyre higjeno-sanitare në qytetin e Divjakës.
Ishin ambiente të amortizuara nga koha dhe përdorimi, të cilat vështirësonin mësimdhënien dhe komoditetin e nxeënësve. Bashkia  e këtij qyteti bëri të mundur që këto ambiente të ishin në funksion me nisjen e vitit të ri shkollor./ATSH/