/ATSH/-Në Ambasadën e Gjermanisë, sot prej orës 15:00 - 17:00, do të hapet libri i ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Federal Richard von Weizsäcker.
Ish - presidenti Weizsäcker, është ndarë nga jeta në moshën 94 vjeçare më 31 janar 2015 në Berlin.
Von Weizsäcker ka lindur në vitin 1920 në Stuttgart. Prej vitit 1969 deri në vitin 1981 ai ishte deputet i Bundestagut Gjerman. Më pas ai ishte Kryetar Qeverisës i Berlinit.
Në vitin 1984 është zgjedhur President Federal. Në vitin 1989 ka marrë besimin për një mandat të dytë. Në këtë post ai gjeti fjalë të qarta për të kaluarën e Gjermanisë, u angazhua për vlera demokratike dhe kristiane, u përpoq të krijojë konsensus dhe prononcohej qartë dhe pa ngatërrueshëm, aty ku dukej e nevojshme.
Ai ishte për pajtim dhe bisedime me Bashkimin Sovjetik dhe RDGJ-në, ngase ndihej si President i të gjithë gjermanëve dhe për këtë arsye u drejtohej edhe qytetarëve të RDGJ-së.
Fjalimi më i njohur gjatë mandatit të tij ishte ai më 8 maj 1985 në Bundestagun Gjerman, në 40 vjetorin e mbarimit të luftës. Gjatë këtij fjalimi ai potencoi se 8 maji 1945 ishte një ditë çlirimi edhe për gjermanët, tematizoi vuajtjen e të prekurve, përgjegjësinë e gjeneratave vijuese dhe rolin e Republikës Federale të Gjermanisë që kishte dalë nga përjetimet e Rajhut të Tretë.
Pas rrëzimit të murit në vitin 1989 ai bëri thirrje për kujdes gjatë shkrirjes së RDGJ-së dhe Republikës Federale të Gjermanisë dhe u angazhua për Berlinin si kryeqytet të Gjermanisë së Bashkuar./KosovaPress/
/Shqiptarja.com