Ambasada Gjermane organizon për
të dhjetin vit radhazi "Oktoberfest"

Ambasada Gjermane organizon për<br />të dhjetin vit radhazi
Ambasada Gjermane organizon për të dhjetin vit radhazi "Tetorin Gjerman", i cili tashmë është kthyer në traditë.

Në një konferencë për shtyp, Ambasadorja Susanne Schütz tha se Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera, por këto duhet të mbushen me jetë.

Ajo tha se ky përvjetor do ta gjejë këtë festë me një program veçanërisht të larmishëm dhe emocionues.

‘’Ja kemi dalë të realizojmë një program që reflekton tërësinë e aktiviteteve gjermane në Shqipëri dhe dëshmon edhe për diapazonin e marrëdhnieve shqiptaro-gjermano. Ne duam të bashkëshkojmë njerëzit nga vendet tona, të mundësojmë që ata të nxjerrin një produkt të tyrin, dhe në rastin më të mirë edhe të mësojnë nga njëri-tjetri,’’u shpreh ambasadorja Susanne Schütz.

Sipas Ambasadës Gjemane javët në vazhdim do zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera një shumëllojshmëri aktivitetesh në gamën e gjerë të marrëdhënieve gjermano-shqiptare.

Ato përfshijnë filma dhe letërsi, teatër dhe muzikë, si dhe diskutime e ëorkshope.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë