Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë leje për udhëtim drejt Gjermanisë si rezident apo me leje pune se vijon të qëndrojë në fuqi karantinimi për 14 ditë dhe testi i COVID-19.
Me një postim në facebook, Ambasada Gjermane në Tiranë informon se me të mbërritur në Gjermania qytetarët mund ta kryejnë testin e COVID-19 falas brenda 72 orëve.
Sipas Gjermanisë, Shqipëria vijon të jetë në një zonë rreziku dhe për këtë karantinimi dhe testi COVID-19 janë të detyrueshëm për të gjithë qytetarët që hyjnë në territorin gjerman.
"Vlen edhe më tej Detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirus për udhëtarët nga Shqipëria. Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).
Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri. Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani", shkruhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.
Vendet e BE e kanë shtyrë mbylljen e kufijve për vendet e treta që nuk janë pjesë e saj deri më 14 shtator.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.3%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7016
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Bashkëpunim për forcimin e demokracisë dhe sigurisë
8 Janar, 15:53
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45
-
Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!
7 Janar, 22:30
-
Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit
7 Janar, 20:42
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri
7 Janar, 16:12
-
Shqipëria preket nga gripi i pulave! Veterineri: Virusi 'H5N1' nga rosat e egra rrezikon të përhapet në pulari dhe shpendët e oborrit
7 Janar, 15:55
-
24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
7 Janar, 13:41
-
Nga data 1 janar 2025, Shqipëria pranoi Certifikatat e Qarkullimit EUR 1
7 Janar, 09:10
-
Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani
7 Janar, 08:35