TIRANË – PD-ja ka kritikuar sot me nota të ashpra,  mbylljen e ambasadës shqiptare në SHBA, duke e konsideruar këtë si një hap tjetër të Kryeministrit Rama në dëmtimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-Zv.ministri i Jashtëm Kreshnik Çollaku ka deklaruar se Edi Rama ka mbyllur një dritare miqësie dhe bashkëpunimi, shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët;  u ka mbyllur derën mijëra e mijëra shqiptarëve, kryesisht të diasporës anti-komuniste që merrnin aty shërbime mjaft të rëndësishme për punën dhe jetën e tyre.

Shqipëria bëhet kështu një nga vendet e pakta në botë që mbyll konsullatën në Nju Jork,”- nënvizoi Çollaku.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)