Ambasada: Njerëz të Berishës
në SHISH, por pa akses

Në një kabllogrami i ambasadës amerikane në Tiranë, për Departamentin e Shtetit, i muajit dhjetorit 2007, me kodin 07TIRANA1090, thuhet: "Ka patur shumë incidente kur hetimet mbi krimin e organizuar janë ndaluar në rrethana të panjohura ose kanë dështuar në grumbullimin e provave që dyshohej se ekzistonin, duke sugjeruar që mund të ketë penetrim në nivel të ulët të SHISH nga elementët e krimit të organizuar, por ne nuk jemi në gjendje të dallojmë mundësi (për infiltrim) në nivele më të larta". Në të njëjtin informacion, thuhet se Kryeministri Berisha dhe kreu aktual i SHISH Bahri Shaqiri, nuk komunikojnë fare me njëri-tjetrin, por pavarësisht kësaj, pas kthimit të Partisë Demokratike në pushtet, raportohet se së paku dy militantë të PD-së janë emëruar si punonjës të SHISH. "Militantë të njohur të Partisë Demokratike në pushtet me lidhje të drejtpërdrejta me kryeministrin u emëruan si Shef i Personenlit dhe në zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm. Shefi i Personelit ka orkestruar disa emërime dhe punësime që nuk përmbushin objektivat e SHISH për zhvillimin profesional, megjithëse drejtori Shaqiri, teorikisht ka vendimin final mbi të gjitha punësimet. Shkurtimet buxhetore, të cilat kohët e fundit kanë marrë përmasa drastike, e kanë penguar SHISH në kryerjen e punëve të veta dhe janë perceptuar nga disa njerës brenda agjencisë, si një përpjekje për të ndikuar mbi sjelljen e saj. Pavarësisht këtyre sfidave, ka shumë pak prova se shumica e personelit të SHISH është dorëzuar përballë ndikimeve specifike politike. Të dy të emëruarit politik në SHISH (Shefi Personelit dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm) nuk kanë akses në informacionin operacional", thuhet mes të tjerave në këtë kabllogram. Raporti diplomatik vëren gjithashtu se një pjesë e drejtuesve të SHISH janë të përgjegjshëm për rëndësinë e të qenit jashtë ndikimit të politikës dhe se po luftojnë për të ruajtur pavarësinë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari