Ambasada ruse: Edhe pas refuzimit të Ramës, gati të ofrojmë vaksinën Sputnik V për Shqipërinë

Ambasada ruse: Edhe pas refuzimit të Ramës, gati të ofrojmë vaksinën Sputnik V për Shqipërinë

Rusia vazhdon të jetë e gatshme të ofrojë vaksinën e saj për Shqipërinë pavarësisht refuzimit dhe reagimit të ashpër të kryeministrit Edi Rama. Në një reagim për Gazetën Si, Ambasada Ruse në Tiranë thotë se nëse Tirana zyrtare dëshiron të nisë negociatat me Fondin Rus të Investimeve Direkte për marrjen e vaksinës, atëherë Moska do të jetë e gatshme t’i fillojë.

Megjithatë, ambasada nuk e fsheh “habinë” me deklaratat e kryeministrit Rama pas ofertës së Rusisë disa javë më parë, kur deklaroi se ishte një provokim për të cilin selia diplomatike në Tiranë duhet të kërkonte ndjesë.

“Qeveria e secilit vendi vendos vet me cilët kompanitë ajo dëshiron të negociojë marrjen e vaksinave. Nëse Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të dëshirojë të mbajë negociata me Fondin Rus të Investimeve Direkte, Fondi në fjalë patjetër do të jëtë i gatshëm t`i fillojë ato. Në këtë rast kjo gjë nuk ka asgjë të bëjë me ambasada ne vetëm mund të informojmë organet përkatëse shtetërore për mundësi të tilla”, thekson ambasada ruse në përgjigjen e saj për gazeta Si.  Përfaqësia ruse komentoi edhe reagimin e zotit Rama duke thënë se “ne ishim të habitur.”

Më 28 janar, nëpërmjet një letre dërguar këshilltarit të kryeministrit, Endri Fugës, nga Fondi Rus i Investimeve Direkte, Moska sinjalzoi se ishte e gatshme të vinte vaksinën Sputnik V në dispozcion të vendit tonë, por Rama hodhi poshtë propozimin, duke deklaruar se “fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një meme”.

Megjithatë kreu i qeverisë shqiptarë zbuti ndjeshëm qendrimin e tij pasi Gjermania deklaroi se ishte e hapur për përdorimin e vasksinës ruse, e cila ishte vaksina e parë e zbuluar kundër koronavirusit të ri. Duke folur pas mbërritjes së dërgesës së parë nga kompania farmaceutike Pfizer, Rama deklaroi se nëse Bashkimi Europian miratonte vaksinën ruse, atëherë vendi ynë do ta merrte në konsideratë, por se për momentin ishte i përqendruar tek vaksinat perëndimore.

“Përsa i përket vaksinave lindore, ruse apo kineze asnjë paragjykim për aspektet shkencore, respekt për shkencëtarët, por zgjedhja jonë është të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë. Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne do të rishikojmë qasjen”, do të deklaronte Rama.

Ky ndryshim kursi i kreut të qeverisë erdhi pasi kabineti i kancelares Angela Merkel do të njoftonte se po konsideronte furnizimin me vaksina ruse.

Në mungesë të vaksinave nga kompanitë farmaceutike perëndimore, Gjermania mund të miratojë përdorimin e vaksinave ruse ose kineze. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se është i hapur për përdorimin e vaksinave kundër koronavirusit të prodhuara në Rusi ose Kinë.

“Nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive, nuk ka rëndësi se në cilin shtet është prodhuar, atëherë sigurisht që mund të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë”, tha Spahn për Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ai tha megjithatë se vaksina kundër koronavivrusit duhet të kalojë nëpër një proces të gjatë autorizimi. Këto komente të ministrit gjerman vijnë ndëkohë që Europa po përballet me vonesa të dërgesave të dozave të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Cilat vende po përdorin vaksinën ruse?

Nga ana e saj, Rusia tha se do të jetë në gjendje, ta furnizojë Bashkimin Europian me 100 milionë doza të vaksinës së saj Sputnik-V, të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë personave, që në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Rusia tashmë ka aplikuar për autorizimin e vaksinës në Agjencinë Europiane të Barnave (EMA), edhe pse për Sputnik-V ka pasur skepticizëm të madh mes dyshimeve se vaksina ende nuk ka kaluar nëpër të gjitha studimet e nevojshme klinike.

Ngadalësimi i fushatës së vaksinimit për shkak të uljes së numrit së dozave të shpërndara nga kompania amerikane Pfizer në Bashkimin Europian ka bërë që Greqia të konsiderojë marrjen e vaksinës ruse Sputnik-V.

Lazaros Karnesis, mjek i përgjithshëm dhe anëtar i Komitetit Kombëtar të Vaksinimit njoftoi se qeveria greke është vënë në lëvizje për përdorimin e vaksinave ruse.

Sipas tij, vaksina ruse ka treguar që është efektive dhe së shpejti do të marrë aprovimin. “Sa më shumë vaksina, aq më mire”, theksoi ai.

Një studim i fundit zbuloi se vaksina ruse Sputnik V ka 91.6% efikasitet kundër koronavirusit, duke shënuar kështu një rezultat të ngjashëm me atë të kompanisë amerikane Moderna. Rezultatet vijnë nga provat klinike të më shumë se 20,000 personave. Vaksina, e cila mbështetet nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), jepet me dy doza me largësi prej 21 ditësh.

Hungaria është bërë në janar shteti i parë anëtar i BE-së që miratoi vaksinën ruse kundër koronavirusit, duke e autorizuar fillimisht për në përdorim 6 mujor.

Ndërkohë, Serbia ishte vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që ka siguruar vaksinën, deri më tani, duke marrë dërgesa nga Pfizer-BioNTech dhe vaksina Sputnik V dhe vaksina kineze.

Presidenti Vuçiç ka premtuar të krijojë fabrika për të filluar prodhimin e vaksinave në vend, siç u bë në kohën e ish Jugosllavisë. Sipas raporteve të medias, pajisjet e kërkuara do të sigurohen nga Moska, pasi Serbia synon të prodhojë vaksinën e Rusisë. Derisa kapacitetet e prodhimit të rriten, Serbia do të marrë qindra mijëra doza nga Moska.

Ashtu si Beogradi, Republika Srpska kryesisht e populluar nga serbët, është gjithashu në bisedime për vaksinën Sputnik. “Ne jemi duke negociuar intensivisht me institucionet kompetente ruse për shpërndarjen e vaksinës Sputnik dhe, realisht, kontingjenti i parë do t’i dorëzohet Republika Srpska në shkurt” tha Dusko Peroviç, kreu i Përfaqësimit të Republikës Srpska në Moskë. “Unë i besoj vaksinës ruse, nuk u besoj narrativave tregtare që vijnë nga Perëndimi,” deklaroi Milorad Dodik, udhëheqësi i Serbëve të Bosnjës, duke i bërë thirrje qëverisë të ndalonte së shpresuri tek BE-ja dhe të lidhte një kontratë me Rusinë.

Vendet e Ballkanit kanë luftuar për të pasur akses në vaksinat COVID-19 nga kompani dhe programe të shumta, por përvec Shqipërisë dhe Serbisë, vendet e tjera janë ende duke pritur për vaksinat për një afat të pacaktuar. Kosova ka siguruar 500,000 vaksina anti-COVID-19 nga kompania farmaceutike Pfizer, por nuk është e qartë nëse ato do të mund të arrijnë përpara shkurtit. Ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë kthyer sytë nga Kina, duke  porositur vaksinën e kompanisë kineze Sinopharm. (SI)

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 06/02/2021 23:27

    Nqse kjo vaksine miratohet perse nuk blihet apo keni frik se shkelen parimet.

    Përgjigju
  • Ilir: 06/02/2021 22:20

    Oferta” ruse eshte thjesht nje bllof qe synon te krijoje pakenaqesi te shqiptareve ndaj qeverise sepse ia ka vene kufirin te thana. Ne fakt komentet tregojne se ia ka arritur te naivet. Rusia ka vaksinuar vetem 1 milion ruse, nderkohe qe US ka vaksinuar 37 milion deri sot. Del qe Putanit nuk i dhimbsen ruset e i dhimbsen me shume shqiptaret!

    Përgjigju
    • ILIR pershendetje;: 06/02/2021 23:38

      Informohu o shoku!Ne Rusi ka filluar vaksinimi me kohe dhe kush te doje te vaksinohet;mjafton te shkoj ne farmaci dhe te prenotoj dhe per 4-5 dite e vaksimojne FALAS,perfshire edhe te huaj FALAS!(po mos te ishte me dy doza qe zgjasin nje muaj,do kisha shkuar me vrap,po nuk le dot punen!)Une jetoj ne Itali edhe kam Bashkeshorten Ruse,edhe i erdhi mesazhi ne telefon qe i luten te prenotoj VAKSINIMIN kur te doje dhe vaksinimin e beje me KLINIKA MOBILE afer banesave te qytetareve!Kjo eshte e VERTETA,pastaj se si bene propagand Perendimi, e di mire edhe une!Nejse;Ishallah e aprovon edhe Evropa dhe keshtu nje arme me shume, se ARMIKU i njerzimit eshte KOVID ne kete moment edhe jo KOMUNIZMI I MALLKUAR!Zoti ndihmofte Shqiperin se po te presin nga politikanet!!!!!!

  • Kryeminister IDIOT: 06/02/2021 19:59

    ,per vete e beri vaksinen ndersa per popullin pret kocka nga perendimi!!!!Me paturpesi dhe injorance qesh dhe tallet me vaksinen Ruse qe eshte nder me te mirat , ndersa populli dhe mosha te reja po vdesin per nje vaksin dhe jane lene ne doren e zotit!merret akoma me propagand.Stambolli digjet edhe kryek.rva krihet!AlbaColumbistan esapi!Mjere Shqiperia...

    Përgjigju
  • KATHARSIS: 06/02/2021 19:47

    Perderisa e pranoi Gjermania Dhe Franca perse te mos e pranoj dhe Rama.Per momentin eshte vaksina me efektive dhe pa asnje efekt anesor.

    Përgjigju
  • BENI: 06/02/2021 19:31

    PO QE SE ESHTE EFEKTIVE NE 90 % MIRE SE TE VIJE SPUTNIK.......

    Përgjigju
    • Kinezi: 06/02/2021 20:14

      Eshte dhe kinezja 100% efektive por se beso kush e shofim me skepticizem edhe pse eshte me e mire se kjo e pfizer etj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër