'Të na kërkojë falje'/ Ambasada ruse reagon ndaj deklaratave të Ramës: Ishte shprehje e gatishmërisë për çdo vend të interesuar për vaksinën

'Të na kërkojë falje'/ Ambasada ruse reagon ndaj deklaratave të Ramës: Ishte shprehje e gatishmërisë për çdo vend të interesuar për vaksinën

Edi Rama

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar sot pas deklaratave të djeshme të Kryeministrit Rama i cili deklaroi se fillimisht kishte menduar se ishte meme oferta e ambasadës ruse për vaksinën.

Ambasada ruse shkruan se bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar - Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë.

"Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook më 28 dhjetor të këtij viti.

Ambasada vetëm reagoi ndaj re-tëitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, z. E. Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së dhe deklaratës e vetë të kreut të Qeverisë së Shqipërisë në konferencën e tij për shtyp në 24 dhjetor, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur e sasisë së nevojshme të vaksinave për popullatën e vendit.

Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar - Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë.

Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t`u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit", shkruan ambasada ruse në Tiranë në një postim në faqen zyrtare në Fqacebook.

Në konferencën e djeshme për shtyp, Kryeministri Rama reagoi ndaj një përgjigjeje të ambasadës ruse ndaj drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ku theksojnë se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19

Rama deklaroi se për "një shtet serioz është e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprijë ndonjë demarshi pranë shtetit rus sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend si Rusia të bëhet qesharake, me një ambasadë që është e rëndësishme të sillet sikur është seksion i portokallisë, shpreh keqardhje se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve".

Kryeministri shtoi se Shqipëria është e fokusuar tek vaksinat e Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/01/2021 01:23

    /KOLI/,debil eshte kush lexon me sy e jo, me tru !

    Përgjigju
  • Koli: 31/12/2020 21:37

    Ti iris qenke debile komplet,,robt po vdesin ti thua mos merrni nga rusia vaksina...te keqen e mendjes qe me ke...

    Përgjigju
  • Iris: 31/12/2020 01:23

    Nese ka qene oferte e sinqerte ndihme,apo test nga cila ane do anojme,kjo nuk dihet,aq me teper, kur behet fjale per Rusine, qe eshte e famshme boterisht, ne perdorimin e metodave bizantine ne politike,por ama, pergjigjia e z.Rama le per te deshiruar per nga niveli.Nuk e di si bisedon kur takohet me politikanet e botes,por kur e degjova dje,vetem pergjigje diplomatike prej politikani nuk ishte.Perdori nje gjuhe si te Stresit me shoke.

    Përgjigju
  • BENI: 31/12/2020 00:00

    MOS E REFUZO O RAMA KETE PROPOZIM TE AMBASADES RUSEPER VAKSINEN,,,,,SEPSE EUROPA NUK PO TE JEP VAKSINEN,,,MERR NGA RUSIA 100 VAKSINA DHE PROVOJI TEK PLEQTE ,,,PO DOLEN EFEKTIVE MUND TE MARRESH ME SHUME,,,MUND TE KONTROLLOSH PARAPRAKISHT SESI PO ECEN KJO VAKSINE NE RUSI PASTAJ TA MARRESH NE SHQIPERI,,NUK KA ASGJE TE KEQE KETU O RAMA ,,DUHET TE SHPETOJME NGA KY HALL I MADH QE NA RA...

    Përgjigju
  • Maks: 30/12/2020 16:40

    Cdo ndihm ne koh te veshtira duhet pranuar mos te harrojm ne ditet e zise se bukes stalini ktheu anijet nga rruga dhe pruri grurin per shqiptaret qe po vdisnin urie

    Përgjigju
  • Mondi: 30/12/2020 14:37

    Z. Ambasador faleni se nuk di se cfare ben. Ndjes nga ana ime per deklaraten e pa pergjegjshme te kryeministrit tim. Ndodh qe edhe lajthit ndo nje here.

    Përgjigju
  • Turi: 30/12/2020 12:19

    Dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete i thone kesaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë