Ambasada SHBA - opozitës: Jo dhunë! Ju ikët nga Parlamenti, lërini të tjerët të bëjnë punën e tyre

Ambasada SHBA - opozitës: Jo dhunë! Ju ikët nga Parlamenti, lërini të tjerët të bëjnë punën e tyre

Një ditë para protestës së opozitës përpara kryeministrisë, Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje deputetëvë të opozitës të cilët sipas saj vendosën të largohen nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve, të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Në njoftimin e saj ambasada thekson se mbështet të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

"Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian", shkruan ambasada në faqen e saj zyrtare.


Lajmi kryesor:

SHBA e BE 'shkundin' opozitën: Zgjedhjet të ligjshme! Lini parlamentarët të bëjnë punën (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë