SHBA e BE 'shkundin' opozitën: Zgjedhjet të ligjshme! Lini parlamentarët të bëjnë punën (VIDEO)

Ambasada Amerikane dhe ajo e Bashkimit Evropian bëjnë thirrje që nesër protesta të jetë paqësore, ndërsa shprehin mbështetje për të gjithë anëtarët e rinj të parlamentit që pranuan mandatet.

Ambasada amerikane rrëzon kërkesën e Bashës për qeveri transitore dhe zgjedhje të parakohshme duke theksuar se qeveria dhe parlamenti aktual në Shqipëri janë legjitim përmes zgjedhjeve të 2017-ës të njohura ndërkombëtarisht.

Në të njëjtën linjë është edhe Delegacioni i BE-së, i cili veç protestës paqësore e mbështetjes për deputetët e rinj në parlament, kërkon edhe dialog

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
Delegacioni i BE-së: Liderët të mos nxisin dhunë, të krijohet një platformë për dialog

Lidhur me protestën e nesërme të opozitës ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. Ajo i ka bërë thirrje liderëve politikë që të tregojnë përgjegjësi për të parandaluar përshkëllëzimin e dhunës gjatë protestës. Në deklaratën e tyre thuhet se se mbështesin atta që janë të angazhuar në Parlament për procesin demokratik të vendit dhe për të mbrojtur interesat e popullisë shqiptare e cila dëshiron të ecë drejt BE-së.

Gjthashtu në njoftim thuhet se situata politike ka një nevojë urgjente të kapërcehet duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara.

"Në prag të protestës së 16 marsit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë rithekson rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar. Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.

Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE – një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë. Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, gjithashtu në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së. Që prej qershorit të kaluar është bërë progres, veçanërisht në reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm.

Tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it", shkruhet në njoftimin e BE.

Njoftimi i delegacionit të BE vjen vetëm pak pas deklaratës së SHBA-së e cila i bëri thirrje deputetëve që kanë hequr dorë nga përjegjësia e tyre nga zgjeedhësve që të lënë pjesën tjetër të bëjnë punën e tyre.

Ora 16:08
Ambasada SHBA - opozitës: Jo dhunë! Ju ikët nga Parlamenti, lërini të tjerët të bëjnë punën e tyre

Një ditë para protestës së opozitës përpara kryeministrisë, Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje deputetëvë të opozitës të cilët sipas saj vendosën të largohen nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve, të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Në njoftimin e saj ambasada thekson se mbështet të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

"Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian", shkruan ambasada në faqen e saj zyrtare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 15/03/2019 21:55

    Pergjimet nga Italia dhe shtete te tjera ,thone se degjohet sakt bleria e votave ,nga perkrahesit e pushtetit ,tregetar drogash ,pushtetar etj .THone se ka edhe dy dokumente ,me numra perkates ne prekurori, qe bejne fjale per shitblerie votash ,te cilat nese s'dalin ne popull ,atehere duhet par, se kush i ka organizuar vjedhiet e votave ,ai dhe i ndalon .THone se Amerika dhe Evropa ,kerkojne qetesi dhe dialog per zgjidhjen e problemeve ,megjithse e pranojne shitblerien e votave ,se paku 20% .SHBA dhe BE thone se zgjedhiet e fundi kan qene te rregullta ,me gjithe pranimin nga ata te vjedhieve te votave .Se fundi c'far duhet te kuptojme me keto sjellie ,njeher thone se vjedhia e votave eshte krim ,tjeter here thone se vjedhia e votave s'ka problem ,zgjedhiet jane te pastra .Opozita nga ju mori shkas dhe u ngrit ne revolta kunder vjedhies se votes . Me te drejt duhet te mendojme se ju jeni shkaku ,i gjith ketyre anomalive ,-ti perdorne si pretekst- ,se e paskemi ne fajin ,per te mos na futur ne BE .Zoti ju ndihmoft te thoni te verteten .

    Përgjigju
    • Ta hip: 16/03/2019 08:06

      Fole fole, ik i debil ha nai qofte te shqup-i, do me bo katunari si b.. e zgjut e po na interpreton lajmet! Gezuar gerdecin parti plerash

    • Usa: 16/03/2019 04:28

      Ti, monika, basha dhe berishovič thoni kto gjera. USA dhe EU dalin dhe deklarojn te kunderten. LSI esht partia #1 qe ka ble votat dhe PD proteston per vjedhje votash me moniken ne krah. PD del e hap cadren ne mes te tiranes duke protestuar kunder kanabisit ne krah Stresin qe esht drogaxhia e tropojes. Ju dilni e protestoni per nje teater qe eshte duke u rrezuar dhe e keni dhen lejet per te prishur Valbonen. Ju dilni dhe qani per gaz lotsjelles kur ishit ju ne pushtet vrat 4 vet ne mes te tiranes. Ti Po shet shqiperin per nje vend pune qe ta ka premtuar Pd nese vjen ne pushtet. Sali Berishes dhe pd s I ka ardh fundi.

  • Dory: 15/03/2019 20:01

    Nxitja e veprimeve te dhunshme dhe prishja e prones publike denohet ne baze te kodit penal dhe eshte nje krim mjaft i rende. I kujtoj "Zotit" Basha qe Duhet te tregohet shume i kujdesshem ne menyren sesi flet sepse nese policia vendos te beje punen e saj perballe ketyre deklaratave do ti duhej ta arrestont ne flagrance. Ftoj te gjithe personat qe Kane ne mend te marrin pjese ne proteste neser, Duke qene se nuk kane gje me te mire per te bere sesa te behen qesharak e te japin nje imazh te keq te Shqiperise ne opinioni publik, qe ne vend qe te marrin armet ashtu sic i ka sugjeruar "Zoti" basha, nese kane, te marrin dhe nje tru, mundesisht ne gjendje te mire,me vete. Nese ndonje protestuesi i tepron ose i ka dal nje tru teper,i cili funksionon paksa, e ftoj tja huazoje perkohesisht dhe gratis, ne menyre we te mos e demtoje, te lartpermendurit "Zotit" Basha

    Përgjigju
  • Beni: 15/03/2019 18:57

    Hani fara te shqupi tani

    Përgjigju
    • Hinglateri: 15/03/2019 22:28

      Me mire te hane m...ut

  • toni: 15/03/2019 16:58

    i dogjet mandatet,,populli do ju japi mandaten

    Përgjigju
  • Populli: 15/03/2019 15:54

    Si mund te djegesh mandatet. Ne kujtojme se po i bjen mendja njeriut per ne. Do meren dhe ca kohe e do na izolojne te perfundojme si ato fiset afrikane qe jetojne me fise ne kope. I besuam shpellarit mire te na bohet..

    Përgjigju
  • Billi: 15/03/2019 14:51

    Lulit dhe vandes se tij u ngelet te pellasin..Po tentuan te ushtrojne dhune kunder institucioneve do arrestohen si keqberes..Ata po trajtohen njelloj si opozita destruktive dhe antiperendimore e Malit te Zi...

    Përgjigju
  • : 15/03/2019 14:49

    Shume mire thote populli Kur do ti besh gropen tjetrit bie vete Kjo eshte gjeja me e mire qe bene keta ja futen vetes e shpetu am edhe ne nga Sala Iliri e Mona Goodbay

    Përgjigju
  • : 15/03/2019 14:49

    Shume mire thote populli Kur do ti besh gropen tjetrit bie vete Kjo eshte gjeja me e mire qe bene keta ja futen vetes e shpetu am edhe ne nga Sala Iliri e Mona Goodbay

    Përgjigju
  • : 15/03/2019 14:49

    Shume mire thote populli Kur do ti besh gropen tjetrit bie vete Kjo eshte gjeja me e mire qe bene keta ja futen vetes e shpetu am edhe ne nga Sala Iliri e Mona Goodbay

    Përgjigju
  • Vlora: 15/03/2019 14:33

    LULI one in a million qe ska kuptuar asnjegje ca ka bere hhahaha. Se i thane bej keshtu dhe me vrap si idiot pas llafeve../ Sa gjynah LULI vocerr ashtu sic u fut ne politike ashtu doli ; FYELL.

    Përgjigju
  • altintop: 15/03/2019 13:40

    Me pak fjale USA i shpalli Non-Grata te gjith ato qe iken nga parlamenti... tani prit listen e DASH kur ta bejne publike.

    Përgjigju
  • Slihen Qeni: 15/03/2019 13:03

    Me pak fjale: Ishit ne politike deri dje, nuk ju pelqeu dhe iket, Shpellaret e Salihen qenit duan te hane sufllaqe dhe dalin si koke palare neper mitingje.

    Përgjigju
  • Qytetar: 15/03/2019 13:02

    Faleminderit pafundesisht SH BA per qendrimin e ndihmen e pakufishme qe I jep vendit tone ne forcimin e demokracise e pastrimin e saj nga ata qe e mbajten peng per 25 vjet Me mire e me drejt nuk ka

    Përgjigju
  • Matufi: 15/03/2019 12:53

    Troc dhe shkoqur. Opozita ja futi vetes kesaj rradhe. Keshtu eshte kur perpiqesh te behesh shume i zgjuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda