Ndërsa jemi në javën e fundit të afatit për të aplikuar për Lotarinë Amerikane, Ambsada Amerikane edhe njëherë ka dhënë disa këshilla që të keni sa më shumë mundësi të përzgjidheni e për të shmangur gabime që mund t’iu penalizojnë.

Nëpërmjet një postimi në facebook Ambasada na sqaron se në fakt aplikimi është edhe më i thjeshtë "se sa të bësh një byrek".

"Doni të aplikoni për lotarinë DV-2019 këtë javë? Ndiqni në vizatimin më poshtë recetën time për një aplikim të suksesshëm për lotarinë! Është më e lehtë sesa të bësh byrek! Sigurisht, që mund të më pyesni nëse nuk kuptoni ndonjë nga përbërësit e recetës", shkruan Ambasada në faqen e saj në facebook.

Kështu, mes këshillave, Ambasada sugjeron:

-Aplikoni vetëm një herë gjatë DV-2019;

-Përfshini në aplikim të gjithë anëtarët e kualifikueshëm të familjes tuaj;

-Hiqni syzet për foton;

-Ngarkoni një foto të re për çdo vit që aplikoni;

-Ngarkoni foton e saktë për secilin anëtar të familjes tuaj

Duhet të theksojmë faktin se për shkak të disa problemeve në sistem, lotaria amerikane shtyhu aplikimet deri në datën 22 nëntor.

lotaria
    (Sugjerime për një aplikim sa më saktë nga Ambasada Amerikane)

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com