‘Ambasada shqiptare pagoi sallën për takimin e Ramës në Kretë’, portali i familjes Berisha del blof! JA DOKUMENTET që tregojnë se pagesën e kreu PS
Fatura e transfertës bankare kryer nga PS për sallën dhe Edi Rama
KRETË- Kryeministri Edi Rama në prag të fushatës elektorale të 11 majit i rikthehet turit me diasporën. Të shtunën e 29 marsit, kryesocialsiti do të jetë në Kretë në një takim me shqiptarët në stadiumin Kladissos në orën 18:00.
Por, portali i familjes Berisha, Syri Tv, ka nisur të aludojë që pagesa për sallën ku Rama do të bëjë takimin në Kretë është paguar nga ambasada shqiptare në Athinë. Portali i familjes Berisha po e 'trumbeton' më të madhe si një skandal dhe e quan krim elektoral, pasi pretendon se ambasada po paguan për takimin elektoral të Ramës.
Por, si është e vërteta? Portali i familjes Berisha del edhe njëherë blof. Shqiptarja.com ka siguruar ekskluzivisht kontratën e lidhur mes PS dhe Bashkisë Hania për përdorimin e sallës së stadiumit. Në nenin 1 të kontratës thuhet se “Bashkia i jep në përdorim Përdoruesit sallën e mbyllur Kladissos, së bashku me pajisjet sportive, tribunat dhe dhomat e zhveshjes, ekskluzivisht për organizimin e një aktiviteti nga Partia Socialiste e Shqipërisë, sipas vendimit nr. 100/2025 të Këshillit Bashkiak të Hanias. Tarifa për këtë shërbim është 5.000,00€, që duhet të paguhet përpara aktivitetit, deri më 27/03/2025.
Afati i përdorimit është nga e enjtja, 27/03/2025, në orën 07:00 (për përgatitjen e hapësirës) deri të shtunën, 29/03/2025, në orën 24:00. Përdoruesi është i detyruar të dorëzojë hapësirën, tribunat dhe pajisjet e dhëna në të njëjtën gjendje të pastër dhe të pandryshuar siç i ka marrë.”
Po ashtu, Shqiptarja.com ka siguruar edhe faturën që vërteton se transfertën bankare për pagesën prej 5 mijë euro kundrejt Bashkisë Hania e ka kryer vetë Partia Socialiste dhe jo ambasada shqiptare në Athinë, siç aludon portali i familjes Berisha.

Artikulli i Syrit ku pretendon se pagesën për sallën ku do mbahet takimi i Ramës e ka kryer ambasada shqiptare në Athinë

Fatura që vërteton se transfertën bankare për pagesën 5 mijë euro e ka kryer PS

(Kliko këtë për të lexuar kontratën mes PS dhe Bashkisë Hania për përdorimin e sallës)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet anija korvetë italiane që do marrë Flota Detare e Shqipërisë, kryeministri e lajmëroi të shtunën! Pritet këto ditë, do ketë dhe ceremoni
31 Mars, 20:23
-
Ngjela për Report Tv: Berisha punoi edhe për Lindjen e Mesme, do zbulohet! S’vjen dot në pushtet si ‘non grata’, pa ikur ai PD nuk fiton kurrë! Lacivita rrogtar, Rama të sigurt fitoren
31 Mars, 18:53
-
Zgjedhjet/ Elezi: Pas 11 majit këta do bëhen bashkë kundër SPAK, politika komandohet nga Rama dhe Berisha! Hoxha: Partitë e reja të ishin bashkuar, humbën shansin
31 Mars, 18:20
-
VIDEO/‘Paskan dhe një pyetje tjetër këtu, o Rame…!’ Basha s'i 'shqitet' kryeministrit nga Peza: Vijshe nganjëherë këtu përpara, ti e di se ça bëje...!
31 Mars, 17:52
-
Frrok Çupi: Dikush e vodhi, por kush? Gazidede apo Gazibardhi?
31 Mars, 15:19
-
Fier/ Ishte në arrest shtëpie dhe kërcënoi efektivin e FNSH që e ruante, në pranga 40-vjeçari! E kërkon dhe Greqia, çështja në Apelin e Tiranës (EMRI)
31 Mars, 14:06
-
Do shkrijë SPAK me Gjin Gjonin? Berisha: S'mund të vazhdojë kështu, amniston krimet elektorale! Sulmon edhe gjyqtaren Gjoka
31 Mars, 14:03
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’, bëri lista që askush mos t’i kërkojë dorëheqje
31 Mars, 13:27
-
Rama poston videon me bufat, ironizon Berishën: Në rrjedhje të lirë
31 Mars, 12:35
-
Takimi i Ramës në Athinë/ Guri në Report TV: Dera e hapur e BE, falë diasporës shqiptare! Përveç retorikës, Athina zyrtare s'ka ofruar asgjë për Shqipërinë
31 Mars, 12:31
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua e PS, për Shqipërinë në 'sofrën' e qytetërimit evropian
31 Mars, 09:07
-
Rama ndan videon nga takimi me emigrantët në Athinë: Emocioni i një të diele kuqezi!
31 Mars, 08:07