Një takim mes ambasadorëve është zhvilluar dy ditë më parë. Të pranishëm në takim, ishin, ambasadori amerikan, ambasadori francez, anglez, gjerman, numri 1 i BE-s në Tiranë Romana Vllahutin dhe ai i OSBE-së. Mësohet se në fokus të takimit ishte shqetësimi i përbashkët në lidhje me protestën e paralajmëruar për të enjten nga opozita. Ambasadorët u dakortësuan se çdo lloj dhune gjatë protestës është e papranueshme, bëjnë me dije burime. Gjatë takimit, mësohet se ambasadorët ranë dakort të inkurajonë policinë dhe forcat e sigurisë për të ndërmarrë vetëpërmbajtje maksimale gjatë protestës së ardhshme.