Ambasadore në OSBE, mbesa
e Haxhi Lleshit, pritet dekretimi
Ravesa Lleshi është kandidatja e përzgjedhur nga qeveria për të zëvëndësuar Spiro Koçin si ambassador në OSBE. Lleshi këshilltarja e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, 2 vitet e fundit, është kundërshtuar nga opozita në komsionin e jashtëm ku po raportonte.
TIRANE- Spiro Koçin pritet të zëvendësohet në detyrën e tij si ambasador në
OSBE, nga Ravesa Lleshi, aktualisht këshilltare e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati. Propozimi i ministrit është miratuar nga kryeministri i vendit Edi Rama, dhe i është kaluar për dijeni Komisionit të Jashtëm dhe për dekretim Presidentit të Republikës. Ravesa Lleshi është vajza e Ismail Lleshit, ish-ministër i mbrojtjes në qeverinë socialiste, në vitin 2000 dhe mbesa e Haxhi Lleshit, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor prej 1 gusht 1953 deri më 21 nëntor 1982.
Por anëtarët e opozitës nuk e kanë përmendur në këtë komisionin lidhjen e saj me funksionarët komunistë, por kanë kritikuar faktin se ajo vjen nga shërbimi jo diplomatik. "CV-ja e saj është një CV e pasur por jo me përvojë në fushën e diplomacisë. Kjo është diplomaci e organizatave ndërkombëtare siç është OSBE-ja kërkoj përvojë dhe ju nuk e keni këtë përvojë dhe unë do mendoja që do ishte e udhës për ministrin që të vazhdonte traditën e ambasadorëve të karrierës."-thotë Bumçi.
Kandidatja u mbrojt me argumentin se ajo nuk është e para që vjen nga jashtë shërbimit. "OSBE-ja e do rasti që të jetë nga ato vende ku nuk ka pasur gjithmonë përfaqësim me ambasadorë nga karriera diplomatike. Mund t’ju kujtoj paraardhësin e ambasadorit Koci, ambasadorin Galanxhi nuk ishte një diplomat karriere”,-u përgjigj Lleshi. Ambasadori ynë në OSBE, prej muajsh ka shërbyer si pikpërplasje mes presidentit dhe shefit të diplomacisë Bushati. Kandidatura e Lleshit për të zëvendësuar Spiro Koçin,i është përcjellë kreut të shtetit që në shkurt të këtij viti.
Pas refuzimit të presidentit Nishani në shtator, Ministria e Jashtme nëpërmjet një shkresë urdhëron Spiro Koçin të kthehet në Tiranë. Presidenti reagoi se po i cenohen kompetencat por në nëntor dekretoi lirimin e tij nga detyra. "Mënyra se si u tërhoq ambasadori, në mënyrën më të turpshme ju tha që do kthehesh edhe pa ç’dekretim sepse përndryshe do i ndërpritej rroga dhe çdo mbështetje tjetër financiare. Kjo detyroi ambasadorin të largohej nga OSBE-ja pa takimet e radhës, pa takimet e kortezisë.
Nëse ju do dekretoheni do shkoni në një organizatë ku ne sot nuk gëzojmë asnjë reputacion, shikohemi si një vend qesharak dhe kjo vetëm për fajin e ministrit tonë të jashtëm. Sot kemi më pak ambasadorë karriere seç kishim, kur do të ndodhte e kundërta",- tha Aldo Bumçi. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm e ka kritikuar opozitën për bojkotin disa mujor të parlamentit.
"Ka shkuar tek Visho Ajazi. Ka strukturë më të rëndësishme se Visho Ajazi?! Zotëri po të ishe kaq i merakosur për ligjin nuk e bojkotoje parlamentin edhe votoje kundra ashtu sikurse votuam edhe ne të tjerët që s’ishim dakord me ligjin",-tha Dade. Brenda një muaji presidenti duhet të dekretojë kandidaturën e Lleshit dhe të Ermal Muçës si ambasador në Kanada. Ky i fundit mban gradën diplomatike si ministër-këshilltar dhe vjen nga një karrierë disa vjeçare brenda këtij shërbimi diplomatik.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15